26 Prill 2024

Ndahen 74 bursa, 20 për studentët e veriut

Mitrovicë, 16 maj - Për herë të parë prej përfundimit të luftës, Komuna e Mitrovicës, këtë vit u ka dhënë bursa të gjithë studentëve të veriut që kanë aplikuar në konkursin e shpallur.

Prej 74 bursave, 20 janë ndarë për studentët e pjesës veriore që studiojnë në universitetet publike të Republikës së Kosovës.

Pas përfundimit të afateve për ankesa, drejtuesit e Komunës së Mitrovicës, kanë organizuar të enjten një ceremoni për nënshkrimin e kontratave me përfituesit.

Kryetari i komunës, Avni Kastrati, tha se përkundër mundësive të kufizuara buxhetore kanë vendosur që të rrisin numrin e përfituesve të bursave prej 50 sa ka qenë zakonisht në 74 me qëllimin e vetëm që të përkrahen studentët e veriut.

Të kënaqur me këtë vendim të komunës janë shprehur edhe përfituesit e bursave, në radhë të parë ata të veriut. Mentor Boja, banor i Lagjes së Boshnjakëve, i cili studion Shkencat Sociale në Fakultetin Filozofik në UP, tha se ndarja e bursave për ta është një lehtësim i madh.

“Pos bursave dy vitet e fundit Komuna e Mitrovicës na ka mundësuar edhe udhëtimin pa pagesë, kështu që jemi shumë mirënjohës”.

Vlera e bursave mujore është 50 euro dhe jepet për vitin akademik 2012/13

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)