28 Mars 2024

Murati: Opozita qëndroi prapa organizimeve të grevave për të sabotuar shtetin

Prishtinë, 7 tetor - Ministri i Financave, Hekuran Murati, në seancën sotme në Kuvendin e Kosovës ka thënë se përkundër kostos së lartë që kanë paguar nxënësit, mësuesit dhe prindërit, fakti i parë që u shpërfaq në këto greva ishte se kush qëndroi prapa këtij organizimi për të sabotuar punën e shtetit, e që sipas tij ishte PDK, pasi menjëherë kishte dorëzuar kallëzim penal.

Ai ndër të tjera ka thënë se u shpërfaq fakti se mësimdhënësit nuk janë pyetur fare kur është nisur greva dhe as kur janë dhënë ofertat e qeverisë.

Sipas tij, e vetmja herë kur ata janë pyetur ka qenë “kur janë pyetur për të dalë nga greva dhe është votuar me shumicë”.

Murati ka shtuar se SBAShK-u i ka shtyrë mësimdhënësit në grevë, por nuk u qëndroi prapa për kompensim.

“3.2 milionë euro në pesë vitet e fundit kanë mbledhur në fonde, ndërsa SBAShK-u u thoshte shkoni te qeveria”.

Ai ka theksuar sërish se komunat duhet t’i konfirmojnë listat që janë në përputhje me ligjin, përndryshe nuk mund të ekzekutohet pagesa.

Sipas Muratit, këto lloj sabotime e shantazhe në kuadër të grevave nuk i ndihmojnë askujt, sepse siç thotë ai “humbës të betejës janë të gjithë”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)