19 Prill 2024

Mundësitë e pashfrytëzuara në edukim dhe punësim

Prishtinë, 27 tetor - Instituti Demokratik Kombëtar (NDI), organizojë një tryezë diskutimi për Mundësitë e Punësimit dhe Arsimit të Lartë për të rinjët e etnive të ndryshme në Kosovë.

Nxënës të shkollave të mesme nga komuna të ndryshme dhe komunitete të ndryshme të Kosovës, duke përfshirë nga Mitrovica e Veriut,  patën mundësi të njihen dhe të diskutojnë më shumë mbi mundësitë e tyre për Bursat e ministrive për arsim të lartë, mundësitë e tyre për punësim pas studimeve si dhe perspektivat e vullnetarizmit për të rinj që të njihet si përvoj tek të rinjët që kërkojnë punë. 

Anëtarë të këtyre paneleve ishin përfaqësues nga ministritë , Bojan Stojanoviq, Kryteari i Komunës së Graçanicës, përfaqësues nga Ministria për Arsim, Shkencës dhe Teknologjisë si dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, si dhe nga sektori privat përfaqësues nga Aleanca e Kosovare për Biznes.

Gjersa Ministria për Arsim paraqiti shifrat për bursat e fituara nga studentët për të studiuar jashtë Kosovës, pjesëmarrësit e kësaj tryeze, që ishin kryesisht të rinjë shfaqen shqetësimin e tyre për informim jo të mjaftueshëm mbi bursat që jep Qeveria e Kosovës. 

Drita Kadriu, Këshilltare Politike në Ministrinë për Arsim tha që ne vitin 2011 në përgjithësi janë dhënë 1150 bursa për studentë, ndërsa Pleurat Sejdiu nga Ministria për Integrime Evropiane tha që të rinjët të cilët fitojnë këto bursa, 80% e tyre kthehen për të punuar për insituticionet e Kosovës, ndërsa 20% nga ta mbesin të punësuar në Kosovë mirëpo jo për Institucionet e vendit.

Si konkludim të kësaj tryeze, të rinjtë kërkojnë shkëmbime më të mëdha me universitete botërore, informim më të mirë për bursa që jepen nga ana e qeverisë mirëpo edhe na sektori privat.

Ndërsa sa i përket arsimit, të rinjtë kërkojnë nga bizneset vendore të kenë mundësi të punësohen pa pasur përvojë të kërkuar pune siç thanë ata. Poashtu është kërkuar mundësia që paralelisht të studiohet dhe punësohet për të fituar përvoj pune.

NDI është duke mbështetur përpjekjet për politika dhe dialog më të gjerë ndër-etnik në Kosovë. Dy vitet e fundit janë organizuar iniciativa lokale që kanë lidhur komunitetet e ndryshme në Kosovë, shkëmbim vizitash me grupe të Irlandës Veriore, si dhe ekskursione e vizita të trashëgimisë kulturore me grupe të komuniteteve të ndryshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)