23 Prill 2024

MTI, ndan pesë bursa për studentë në SHBA

Prishtinë, 29 nëntor - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) në bashkëpunim me Kolegjin Dartmouth dhe Institutin Ballkanik ofron kurs dy mujor për ndërmarrësi në Hanover të New Hampshire.

Sipas zyrtarëve të MTI-së pesë student apo ndërmarrësit nga Kosova do të kenë rastin ideal për të mësuar se si të bëhet ideja e biznesit realitet.

Zëdhënësja e MTI-së Arta Istrefi ka treguar për Telegrafin se për të aplikuar kandidatët duhet të jenë të paktën në vitin e fundit të studimeve Bachelor në sferën e menaxhmentit apo ndërmarrësisë.

“Nuk përjashtohen ndërmarrësit të cilat nuk janë student. Aplikantët duhet të kenë notën mesatare të paktën 9.0 si dhe të jenë përdorues perfekt të gjuhës angleze”, tha ajo.

Istrefi ka thënë se data e fundit për aplikim është 3 dhjetor 2012. “Inkurajohen të gjithë studentët dhe ndërmarrësit të sjellin CV-në, një letër rekomandimi, diploma, biznes plan dhe letër motivimi në [email protected]”, tha istrefi .

Pas rikthimit në Kosovë, studentët duhet të hapin një biznes në Qendrën e Inovacionit në Gjakovë. Pra, inkurajohen posaçërisht studentët apo ndërmarrësit nga rajoni i Gjakovës të aplikojnë për këtë bursë.

Kursi për këtë trajnim dy mujor sipas zëdhënëses Istrefi do të nis në janar të vitit 2013.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)