18 Prill 2024

Mos t'ia bëjnë si qeveritë e kaluara, por t'ia kthejnë dinjitetin punonjësve

Prishtinë, 7 shkurt - Punonjësit e vendit tonë jo vetëm të sektorit privat, por edhe publik vazhdojnë të përballen me probleme të natyrave të ndryshme dhe se gjendja socio ekonomike e tyre është jo e mirë.

Që nga paslufta institucionet e vendit nuk kanë arritur të realizojnë si duhet shumë vendime të dobishme jo vetëm për të punësuarit në sektorin publik atë privat, por edhe për të gjithë qytetarët e vendit e të cilë sytë dhe mendjen e kanë tek institucionet e reja, konkretisht tek qeveria.

Të pakënaqur me gjendjen në shumë fusha janë edhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, e të cilat kërkojnë dhe besojnë që disa veprime konkrete të merren parasysh e realizohen nga qeverisja e re sa më parë, e të cilat janë mëse të deomosdoshme për përmirësimin e gjendjes socio ekonomike në vendin tonë.

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini, tha për 'Syri.net se kanë disa kërkesa prioritare për Qeverinë e re të Kosovës të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Sipas tij e para është Kontrata Kolektive, e cila për sindikalistët hap shumë shtigje-rrugë për përmirësimin e marrëdhënieve të punës dhe përmirësimin e kushteve të punëtorëve duke theksuar se kjo është një kushtetutë e puntorëve. Pasiqë këtu është i implikuar edhe Ligji i Punës.

Kryetari i BSPK-së, tha se kërkojnë poashtu nga qeveria që urgjentisht ta aprovojë Ligjin e Pagave dhe BSPK-ja do të propozojë ngritjen e pagës minimale sipas ngritjes se GDP së së Republikës së Kosovës, që të futet në ligj e jo si ka qenë në të kaluarën.

"Prioritet i tretë mbetet skema pensionale, ku propozimi i BSPK-së është që puntorët të cilët kanë qenë të diskriminuar nga okupatori totalitar e të larguar nga puna për arsye të kombësisë shqiptare, ku shumë punetorë nuk kanë mundur ta arrijnë pensionin e plotë, sepse në ligj ekzston se puntori është dasht t'i ketë 15 vite përvojë pune pa ndërprer që ta gëzojë pensionin e plotë", tha Avni Ajdini.

Sipas tij BSPK-ja propozon që pensioni t'i jepet puntorëve dhe t'i llogaritet sipas përvojës së punës, ose të zbresë kjo skemë në 10 vite.

Një çështje tjetër është edhe sigurimi shëndetësor, meqenëse jemi i vetmi shtet në Evropë që punëtorët tanë nuk kanë sigurim shëndetësor atëherë kërkojmë që kjo temë të merret me seriozitet maksimal për tu rregulluar. Për shembull, ka mjaft viktima te sektori privat, poashtu edhe në sektorin publik deri tani kemi 27 polic të vrarë në vendin e punë.

Kryetari i BSPK-së tha për "Syri.net" se diskriminimi më i madh në Kosovë bëhet tek punëtorët e sektorit privat, punëtorët trajtohen si me qenë në shekullin e XV, sepse punojnë 12 orë dhe paguhen për 8 orë pune, si dhe kushtet e punës, ku siguria është minimale sidomos në ndërtimtari ku për një dërrasë punëtori e ka humb jetë.

"Ka edhe shumë prioritete tjera, por këto janë kryesoret të cilat na kanë brengos tash e sa vite me rradhë, sepse nga qeveritë e kaluara kemi pas shumë premtime, por realizimi ka qenë minimal", tha Avni Ajdini.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)