21 Prill 2021

Mitrovicë, përmirësohet infrastruktura shkollore

Mitrovicë, 29 shtator - Drejtues të komunës së Mitrovicës dhe USAID-it kanë përuruar të mërkurën aneksin e ri të ndërtuar në shkollën fillore “Meto Bajraktari” në Mitrovicë. Ata kanë vlerësuar këtë si një projekt të rëndësishëm që do të rris hapësirën shkollore dhe që do të ndikoj edhe në cilësinë e punës edukativo-arsimore.

Drejtori për Arsim, Ali Bejta, tha se pas vetëm disa ditësh nga përurimi i shkollës së re në Suhadoll, tash po përurohet një objekt tjetër në Mitrovicë, duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e infrastrukturës shkollore. “Puna për krijimin e kushteve më të mira për punë nëpër shkolla po vazhdon me ritëm të shpejtë. Të gjitha këto do të krijojnë kushte për punë normale, meqë për shkak të rrethanave të pasluftës shkollarët mitrovicas janë përballur me probleme të mëdha për shkak të mungesës së hapësirës”.

Ai tha se me investimin e komunës dhe USAID-it përveç këtij aneksi në shkollën fillore “Meto Bajraktari” janë në përfundim edhe dy projekte të tjera; ai i aneksit në shkollën fillore “Skënderbeu” si dhe renovimi gjimnazit “Frang Bardhi”. Drejtori Bejta, sqaroi se shuma e përgjithshme për këto tri projekte kap vlerën prej 517 mijë eurosh, prej të cilave 247 mijë i ka siguruar komuna, ndërsa të tjerat USAID-i.

Duke folur për investimet që kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës shkollore, drejtori Bejta, tha se gjatë dy viteve të fundit me ndihmën e MASHT-it janë ndërtuar katër shkolla të reja fillore; në Shipol, Zhabar, Kodër dhe Suhadoll si dhe shkolla e mesme teknike në qytet, mandej pesë anekse shkollore që bashkëfinancohen nga komuna dhe USAID-i, ndërsa në ndërtim është shkolla e mjekësisë që financohet nga MASHT-i.          

Në përurimin e aneksit shkollor ishte e pranishme edhe drejtoresha e USAID-it në Kosovë, Patricia Rader, e cila theksoi se investimi në arsim është investim në të ardhmen. Ajo tha se këto projekte kanë për qëllim të krijojnë kushte që mësimi të mbahet në dy dhe jo në tri ndërrime.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Prill 2021

- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu mban konferencë për media për hidrocentralet. (Tek ura në Brezovicë, 100m para kthesës kryesore për qendër të skijimit, ora 9:15)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Me moton "Shpëtoni Planetin" shënohet Dita e Tokës për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e përgjegjësisë kolektive për të mbrojtur mjedisin për brezat e ardhshëm. (Mitrovicë, ora 10:00)

- Organizata ETEA dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojnë panelin e diskutimit “Libri mes ofertës dhe kërkesës”, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani” në lagjen Dardania, ora 10:00)

-  Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastrukturës organizon aktivitetet me rastin e shënimit të 22 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Tokës. (Hapësira e Shkollës Fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë, ora 10:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetarin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës Arian Zeka. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon debatin FOL Hapur me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim së bashku me UN-Habitat dhe agjencitë e tjera të Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, do të organizojnë inaugurimin e Sistemit Solar Fotovaltaik në ndërtesen e Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetare e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare Nora Hasani. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- Koordinatori i Qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi mban konferencë për medie. (Sallla “1 Tetori”, ora 12:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla do ta pres në aeroport Ministrin e Jashtëm te Gjermanisë, Heiko Maas. (Aeroportin e Prishtinë, ora 14:00 - vetëm pamje)

- OJQ Projekti 5 Cent organizon ngjarjen për "Ditën e Tokës", ku do të bëhet mbjellja e 51 fidaneve me rastin e shënimit të kësaj dite. (Oborri i SHFMU “Ibrahim Rugova” në Obiliq, ora ora 14:00)

- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. (Kabineti i Presidentës, ora 15:00)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:30)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas do të zhvillojnë takimin bilateral. (Kabineti i ministres Gervalla, ora 17:00) vetëm pamje)