29 Mars 2024

Ministrja Nagavci ndau mirënjohje për nxënësen Era Syla

Prishtinë, 28 prill - Mirënjohje për fitoren e medaljes së argjendtë në Olimpiadën Matematike Evropiane për vajza 2021 (European Girls Mathematical Olympiad-EGMO 2021), i ka ndarë ministrja e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci nxënëses, Era Syla.

Ministrja tha se është shumë e lumtur që një vajzë e re si Era arrin suksese të tilla. Ajo shtoi se mirënjohja për këtë nxënëse, është mundësi e mirë që të motivojmë të gjitha vajzat dhe djemtë se me angazhim dhe punë arrihen sukseset.

Ministrja Nagavci theksoi se edhe në programin qeverisës është paraparë mbështetja për të gjitha nivelet dhe se fokusi do të jetë në identifikimin e talentëve të rinj.

Nxënësja Era Syla, e falënderoi ministren Nagavci për mirënjohjen dhe tha se shpreson që pas studimeve në ShBA të kthehet në Kosovë e t’i inspirojë të rinjtë që të ndjekin rrugën e saj.

Ajo po ashtu, ka falënderuar Shoqatën e Matematikanëve dhe Institutin Atomi për përkrahjen e fëmijëve me aftësi të jashtëzakonshme.

Në prill të këtij viti është mbajtur Olimpiada e 10-të Evropiane e Matematikës për vajza-EGMO 2021, në të cilën ekipi i Kosovës, përkatësisht nxënësja nga Kosova, Era Syla fitoi një medalje të argjendtë.

Kjo është medalja e parë e argjendtë e Kosovës në një olimpiadë të tillë prestigjioze ndërkombëtare.

Era Syla është atomiste e identifikuar nga Instituti Atomi, e cila edhe vitin e kaluar ka fituar Medalje të Bronztë në EGMO 2020.

Era tashmë është pranuar për të studiuar matematikë në njërin ndër universitetet më të mira të botës, në Massachusetts Institute of Technology (MIT) në SHBA.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)