07 Prill 2020

Ministrja Bajrami vizitoi Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës

Prishtinë, 10 mars - Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka vizituar Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (AShAK), ku është pritur nga kryetari i Akademisë, Mehmet Kraja dhe Kryesia.

Gjatë këtij takimi, kryetari Kraja e informoi ministren Bajrami për punën dhe aktivitetet e AShAK-ut, me fokus të veçantë, rreth një dokumenti/platforme që po e përgatitë Akademia, në bashkëpunim me ekspertët e fushës edhe jashtë Akademisë.

Ky dokument ka të bëjë me çështjen e sistemit të arsimit në Kosovë, ku do të identifikohen të metat dhe vështirësitë me të cilat po përballet sistemi, si dhe do të jepen rekomandime se si të përmirësohet ai.

Ministrja Bajrami e mirëpriti kontributin e AShAK-ut dhe theksoi se përfundimet që do të dalin nga dokumenti i Akademisë, do të shërbëjnë si udhërrëfyes dhe do të trajtohen me kujdes nga Ministria, në mënyrë që MAShTI në bashkëpunim me AShAK-un dhe gjithë komunitetin e ekspertëve të arsimit të punojnë së bashku për përmirësimin e sistemit  të arsimit.

Në këtë takim, ministrja Bajrami dhe kryetari Kraja u dakorduan që të intensifikojnë bashkëpunimin mes dy institucioneve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Prill 2020

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. (Qendra Operative Emergjente tek kampusi i shkollave të mesme, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli viziton Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunën e Ferizajt. (Ferizaj, ora 11:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli takohet me një grup biznesmenësh nga Ferizaj. (Ndërtesa e re e Komunës se Ferizajt, ora 12:00)

- Sindikata e Pavaur e Sektorit Privat të Kosovës mban takimi me ministrin e financave Besnik Bislimi. (Ndërtesa e Ministrisë së Financave, ora 13:30)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e PDK-së, ora 16:00)