05 Qershor 2020

MInistrja Bajrami emëron punëtorë të Riinvest-it anëtar të këshillit të UP-së

Prishtinë, 15 maj - Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) është jashtëzakonisht e shqetësuar me vendimin e fundit të Ministres Hykmete Bajrami, e cila ka emëruar 3 anëtarë të rinj në Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës.

Së pari, shkarkimi i anëtarëve të deritashëm dhe emërimi i anëtarëve të rinj të Këshillit Drejtues vjen në mes të procesit zgjedhor të Universitetit, ku pritet që brenda një muaji të zgjedhet rektori/ja i/e Universitetit të Prishtinës.

 Së dyti sipas ORCA-se dy anëtarë të emëruar nga Ministrja Bajrami, Fisnik Reçica dhe Mentor Geci figurojnë si punëtorë në dy kolegje private, në kolegjin RIINVEST dhe respektivisht në kolegjin UBT.

Këto të dhëna ORCA i ka siguruar nga profilet e tyre profesionale (LinkedIn). Ky veprim përbën konflikt të hapur të interesit përmes të cilit punëtorë të kolegjeve private do ta drejtojnë universitetin publik i cili shihet si rivali kryesor i kolegjeve private në biznesin e tyre.

Për më tepër, anëtarët e Këshillit Drejtues sipas ORCA kanë qasje në secilin informacion konfidencial të mundshëm të Universitetit të Prishtinës, duke përfshirë planifikimet e mundshme për të konkuruar me të gjitha institucionet tjera të arsimit të lartë, publike e private.

"Vendosja në krye të universitetit, e njerëzve që rrogën primare e marrin në institucionet konkurrente private të arsimit të lartë, është skandaloze, për më tepër dorëzim i qëllimshëm i interesit publik në duart e interesave private. Kjo përbën futjen e “Kalit të Trojës” në Universitetin e Prishtinës", konsideron ORCA.

ORCA i bënë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta shfuqizojë vendimin për emërimin e këtyre dy anëtarëve dhe të sigurojë një proces transparent emërimesh në bordet që lidhen me arsimin.

Këshillet Drejtuese të universiteteve publike duhet të fuqizohen me emra eminentë të botës akademike e shkencore, apo të ndonjë fushe tjetër me rëndësi për jetën universitare, dhe kurrsesi me emra anonimë që nuk njihen për asnjë arritje domethënëse në çfarëdo fushe që lidhet me arsimin e lartë.

ORCA kërkon me forcë që partitë t’i mbajnë larg duart nga Universiteti i Prishtinës, për pavarësinë e të cilit prej vitit 1981 e deri sot, qytetarët, studentët, aktivistët, mediet dhe shumë hisedarë të tjerë kanë luftuar pa u kursyer.

 Duke thënë këtë ju kujtojmë të gjitha partive se Universiteti mbetet vija e kuqe të cilën nuk lejojmë ta kaloni dhe se ORCA është duke u angazhuar që të përdor të gjitha mjetet e parapara demokratike për të mos lejuar kapjen e tij nga kushdo qoftë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Qershor 2020 - Pranimi i detyrës nga Ministri i zgjedhur, Selim Selimi. (Ministrinë e Drejtësisë, objekti ish-Rilindja, ora 9:00)

- Fillon pastrimi i deponisë inerte në fshatin Lebane. (Përfundimi i autostrades në anën e djathtë, ora 10:00)

- Mahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të auditimit për Pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Drejtësisë. (Ndertesa e Kuvendit, salla  N302, ora 10:00)

- Në kuadër të fushatës "Ta Pastrojmë Kosovën", Komuna e Prizrenit do t'i bashkëngjitet fushatës globale "Dita e Pastrimit të Botës 2020”, për të promovuar rëndësinë e kujdesit ndaj mjedisit, duke marrë për bazë faktin se ky aktivitet do të promovohet në nivel global. (Brigjet e liqenit të Vërmicës, ora 10:30)

- Për Ditën Botërore të Mjedisit, Instituti për Politika Zhvillimore organizon panelin e diskutimit me titull “Tani është koha për natyrën!”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetari i degës së PDK-së në Prizren Shaqir Totaj, do të mban një konferencë për Media. (Zyret e degës në Prizren, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, pranon detyrën. (Ndërtesa e Ministrisë se Ekonomisë dhe Ambientit, ish-objekti i MZHE-së, ora 13:00)

- Ekipa qëndrore e “Ta Pastrojmë Kosovën” së bashku me vullnetarët fillon aktivitetet në Komunën e Suharekës, ku do të ketë aksion pastrimi dhe mbjellje, në bashkëpunim me komunën e Suharekës. (Suharekë, ora 14:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:45 - vetëm pamje)