29 Mars 2024

Ministrja Arbërie Nagavci premtoi asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta

Prishtinë, 2 prill - Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Arbërie Nagavci, bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, u.d. presidentin, Glauk Konjufca dhe znj. Vjosa Osmani, për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Autizmit, kanë takuar përfaqësuesit e dy shoqatave të autizmit në Kosovë: Shoqata Autizmi dhe Autizmi flet.

Të pranishmit në këtë takim ofruan mbështetje të plotë institucionale për personat e prekur nga autizmi, me theks të veçantë, mbështetje për qasje të barabartë në arsim.

Ministrja Nagavci me këtë rast ka thënë se, Ministria e Arsimit është e përkushtuar për të siguruar mundësi të denjë arsimore për nxënësit autikë dhe për të promovuar përfshirjen e fëmijëve me autizëm, në programet e arsimit të fëmijërisë së hershme.

Znj. Nagavci është zotuar se gjatë mandatit të saj do të punohet në trajnimin dhe angazhimin e asistentëve në shkolla për fëmijët me nevoja të veçanta, në mënyrë që të mos ketë asnjë ngecje gjatë procesit mësimor.

Ndër të tjera, ministrja Nagavci inkurajoi të gjithë që të mësojnë më shumë rreth autizmit dhe mënyrave për të mbështetur individët në spektrin e autizmit dhe familjet e tyre, si dhe për të ndihmuar në formimin e një rrethi në të cilin të gjithë njerëzit, përfshirë ata me autizëm, të pranohen për atë që janë.

Përfaqësuesit e shoqatave të autizmit ishin të shoqëruar edhe nga një numër i fëmijëve dhe prindërve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)