05 Qershor 2020

Ministri Gashi nderohet me mirënjohje nga mësuesit e shkollës shqipe në Suedi

Prishtinë, 17 prill - Sot ministri i Diasporës dhe i Investimeve Strategjike, z.Dardan Gashi, njëherësh zëvendëskryeministër, priti grupin e mësuesve të shkollës shqipe nga Suedia -  Xhevat Isufi, Hava Limani dhe Fixhrie Syla. Në këtë takim, i cili përkonte me jubileun e 15-të të organizimit të ekskursioneve të diasporës në atdhe, MDIS-i, përkatësisht ministri i Diasporës, z.Dardan Gashi,  u nderua me mirënjohje në emër të institucioneve arsimore, mësuesve, nxënësve dhe prindërve të komunës së Angelholmit në Suedi. Të theksojmë se kjo mirënjohje u jepet institucioneve të vendit që ndihmojnë dhe bashkëveprojnë me diasporën.

Mësuesit e falënderuan MDIS-in dhe zv.kryeministrin Gashi për ndihmën e dhënë në shpërndarjen e librave për bibliotekat e vendeve ku mësohet shqip, si dhe për përkrahjen e mbështetjen financiare të aktiviteteve të përbashkëta për diasporën.

Në anën tjetër, ministri Gashi, duke falënderuar mësuesit për mirënjohjen, tha se MDIS-i gjithmonë do të jetë përkrah tyre. Ai i informoi ata  për Ligjin e ri të diasporës, i cili së shpejti pritet të aprovohet.

Sipas ministrit Gashi, pas aprovimit të këtij ligji,  do të institucionalizohet mësimi shqip në diasporë dhe do të zgjidhen shumë çështje që kanë të bëjnë me diasporën. ​
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Qershor 2020

- Pranimi i detyrës nga Ministri i zgjedhur, Selim Selimi. (Ministrinë e Drejtësisë, objekti ish-Rilindja, ora 9:00)

- Fillon pastrimi i deponisë inerte në fshatin Lebane. (Përfundimi i autostrades në anën e djathtë, ora 10:00)

- Mahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të auditimit për Pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Drejtësisë. (Ndertesa e Kuvendit, salla  N302, ora 10:00)

- Në kuadër të fushatës "Ta Pastrojmë Kosovën", Komuna e Prizrenit do t'i bashkëngjitet fushatës globale "Dita e Pastrimit të Botës 2020”, për të promovuar rëndësinë e kujdesit ndaj mjedisit, duke marrë për bazë faktin se ky aktivitet do të promovohet në nivel global. (Brigjet e liqenit të Vërmicës, ora 10:30)

- Për Ditën Botërore të Mjedisit, Instituti për Politika Zhvillimore organizon panelin e diskutimit me titull “Tani është koha për natyrën!”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetari i degës së PDK-së në Prizren Shaqir Totaj, do të mban një konferencë për Media. (Zyret e degës në Prizren, ora 11:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, pranon detyrën. (Ndërtesa e Ministrisë se Ekonomisë dhe Ambientit, ish-objekti i MZHE-së, ora 13:00)

- Ekipa qëndrore e “Ta Pastrojmë Kosovën” së bashku me vullnetarët fillon aktivitetet në Komunën e Suharekës, ku do të ketë aksion pastrimi dhe mbjellje, në bashkëpunim me komunën e Suharekës. (Suharekë, ora 14:30)