19 Prill 2024

Ministri Bytyqi shkarkon Bordin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim

Prishtinë, 25 shtator - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka marrë vendim për shkarkimin e Bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (Këshillit Shtetëror të  Cilësisë - KSHC), si dhe ushtruesin e detyrës së drejtorit të kësaj Agjencie.

Këtë vendim, ministri Bytyqi e ka marrë pas kërkeës së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, me të cilën Kryeministri ka kërkuar edhe fillimin e menjëhershëm të procedurave për zgjedhjen e Bordit të ri dhe drejtorin e AKA-së.

Kryeministri Haradinaj këtë kërkesë e ka bërë duke e arsyetuar se procesi i akreditimit në arsimin e lartë është përcjellë me parregullsi serioze, ndërsa ka kërkuar nga Ministri që procesi i ri të rezultojë me përzgjedhjen e njerëzve me ekspertizë të duhur në sektorin e arsimit, etike dhe profesionale.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)