17 Qershor 2019

Ministri Bytyqi po merr pjesë në samitin vjetor në Cascias të Portugalisë

Cascias, 9 prill - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, po qëndron për vizitë zyrtare në Portugali, ku me ftesë të organizatorit të Horasis, po merr pjesë në samitin vjetor të “Horasis Global Meeting”, i cili po mbahet në Cascias të Portugalisë.

Në këtë Samit tradicional, përfaqësues të qeverive dhe bizneseve ndërkombëtare janë mbledhur për të diskutuar dhe kontribuar për politikat globale.

Kosova po bëhet pjesë e politikave globale, të cilat hapin perspektivën e integrimeve në politikat globale, ku vihen kontakte bashkëpunimi të një rëndësie bazike të të gjitha politikave, pra edhe në ato ekonomike e tregëtare.

Kjo mundësi e nxitjes së bashkëpunit për të rritur komunikimin e gjithëmbarshëm, ka bërë që udhëheqës të biznesit global dhe figura të shquara politike të përqëndrohen në nxitjen e bashkëpunimit, nëpërmjet investimeve dhe rritjes së qëndrueshme në të gjithë botën.

Ky takim vjetor është një nga tubimet më të mëdha të biznesit dhe segmente të qeverive, të cilët punojnë për të ofruar një platformë ideale për të eksploruar dhe nxitur bashkëpunimin, ndikimin e investimeve dhe rritjen e qëndrueshme.

Diskutimet e këtij viti po përqëndrohen në katalizimin e përfitimeve të globalizmit, prandaj edhe është caktuar si temë diskutimi e Samitit "Përfitimet e katalizimit të globalizmit”.

Gjatë pjesëmarrjes në Samit, ministri Bytyqi ka takuar ministrin e Shkencës, Teknologjisë dhe Arsimit të Lartë të Portugalisë, Manuel Heitor, me të cilin ka biseduar për mundësitë e fillimit të bashkëpunimit në mes të dy vendeve në fushën e arsimit dhe shkencës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 qershor 2019 - Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Prizrenit me pikën e vetme të rendit të ditës në lidhje me kërkesën për pezullim të financimit të klubit të futbollit "KF Liria" dhe formimin e një komisioni prej 5-7 anëtarëve nga ana e Kuvendit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismail raporton para Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me procesin e revidimit të listës esenciale të barnave dhe përfshirja e barnave për sëmundjet e rralla si dhe informatën rreth furnizimit të SHSKUK-së me infuzione. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00)

- Drejtorja e USAID-it në Kosovë Lisa Magno viziton Ministrin e Shëndetësis dhe takohet me Ministrin Uran Ismailin. (Ndërtesa e Ministrisë së shëndetësisë, ora 10:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, së bashku me Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skënder Çoçaj vizitojnë Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme. (Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, ora 10:30)

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal shqyrton raportin me rekomandimet për mbikëqyrjen e zbatimit te Ligjit për Shërbime si dhe raportin Vjetor i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe dhe merr pjesë në tubimin përkujtimor te lapidari i dëshmorit Basri Canolli - Shpendi në fshatin Marec të Komunës së Prishtinës. (Fshati Marec, ora 11:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike mban dëgjim publik për Projektligjin për Diasporën. (Ndërtesa e Kuvendit,C-405, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Integrime Evropiane në të cilën do të shqyrtohet projektligji për mbrojtjen e ajrit nga ndotja, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës mban konferencën për media. (Ndërtesa e Kuvendit te Kosovës, kati III, para sallës C301, ora 12:30)

- Mbahet ushtrimi gjithëpërfshires, ku do të simulohet një aksident ajror dhe do të reagohet në perputhje me standardet e Agjencionit Evropian per Siguri ne Aviacion. (Terminali i Aeroportit  "Adem Jashari", ora 14:30)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

- Ambassadori Kosnett do të flasë me rastin e përmbylljes së programit Lidershipi Transformues - Bursat dhe Partneritetet. (Hoteli Emerald, ora 17:30)