22 Prill 2021

Ministri Buja: Universiteti “Haxhi Zeka” fillon më 3 tetor

Prishtinë, 30 shtator - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, me bashkëpunëtorë, ka vizituar sot qytetin e Gjakovës dhe atë Pejës ku është takuar me udhëheqës të komunave, mësimdhënës e studentë.

Ministri Buja fillimisht është ndalur në qytetin e Gjakovës, ku është takuar me kryetarin e KK të Gjakovës, Pal Lekaj, me të cilin ka biseduar për zhvillimin e proceseve arsimore dhe çështje të tjera me interes për vendin. Ministri Buja dhe kryetari Lekaj u shprehën të gatshëm për angazhime të përbashkëta në funksion të ngritjes së vazhdueshme të cilësisë në arsim.

Më pas, ministri ka vizituar Shkollën e Mesme “Hajdar Dushi” të këtij qyteti, ku ka premtuar përshpejtimin e dinamikës së punimeve për ndërtimin e objektit të ri të kësaj shkolle.

Gjatë qëndrimit në këtë shkollë, ministri Buja ka zhvilluar një takim edhe me mësimdhënësit e shkollës, të cilët i ka falënderuar për punën e palodhshme që po bëjnë, ndërkaq iu ka premtuar se gjatë vitit të ardhshëm shkollor do të kenë më të lehtë punën në objektin e ri, i cili do të jetë i pajisur edhe me kabinete përkatëse për zhvillimin e mësimit në bazë të standardeve bashkëkohore.

Ministri Buja, gjithashtu, ka vizituar edhe Fakultetin e Edukimit në Gjakovë, me ç’rast personelit mësimdhënës dhe studentëve të këtij Fakulteti iu tha që në vitin e ardhshëm do të fillojë ndërtimi i kompleksit universitar të Gjakovës. Ministri vizitoi edhe hapësirat laboratorike të Degës së Kimisë në këtë fakultet, ku ushtrimet i bëjnë edhe studentët nga qendra në Prishtinë.

Ndërkaq, kryetari Pal Lekaj ka falënderuar ministrin Buja, duke shtuar se komuna e Gjakovës ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për qendrën e re universitare të Universitetit Publik të Gjakovës. Ai, gjithashtu, tha se MASHT-i dhe komuna  e Gjakovës janë përherë të angazhuara për krijimin e kushteve për mësim për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Më tej, ministri i Arsimit ka vizituar edhe qytetin e Pejës. Fillimisht ai vizitoi ambientet e Universitetit në themelimtë ardhshëm publik “Haxhi Zeka” në Pejë. Në takimin e shkurtër me profesorët e këtij universiteti dhe studentët, ministri Buja tha se ndjehet tejet i gëzuar që ka rastin të shpallë publikishit fillimin e punës së universitetit në themelim “Haxhi Zeka”.

“Kjo u bë në saje të angazhimeve të përbashkëta të intelektualëve dhe qytetarëve të Komunës së Pejës dhe institucioneve të larta të vendit, me synimin më të mirë që të kemi më shumë institucione të dijes, që Kosovën vërtetë ta bëjmë shtet të dijes. Ky angazhim i yni po shkon drejt përmbushjes së dëshirave dhe ëndrrave të patriotëve dhe atdhetarëve të shumtë që e ëndërruan këtë ditë, të cilën ne sot po e gëzojmë”, tha ministri Buja.

“Qendra Universitare në Pejë ka simoblikën e vet,sepse deri para disa vitesh këtu ishte qendra ushtarake e Armatës Jugosllave, ndërsa nga sot e tutje do të jetë qendër e dijes”, ka thënë më tej Ministri Buja.

Të pranishmit i përshëndeti edhe rektori i UP-së, Mujë Rugova, i cili tha se “kjo që po ndodhë sot, mbase është dashur të ndodhë 100 vjet më parë, në kohën kur atdhetari i shquar Haxhi Zeka dhe bashkëmendimtarët e tij, angazhoheshin për çlirimin e vendit dhe arsimimin e popullit”.

Studentët pejanë i përshëndeti edhe kryetari i komunës Ali Berisha, i cili gjithashtu ka falënderuar mninistrin Buja për mbështetjen në përshpejtimin e proceseve për themelimin e Universitetit Publik të Pejës.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Prill 2021

- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu mban konferencë për media për hidrocentralet. (Tek ura në Brezovicë, 100m para kthesës kryesore për qendër të skijimit, ora 9:15)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Me moton "Shpëtoni Planetin" shënohet Dita e Tokës për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e përgjegjësisë kolektive për të mbrojtur mjedisin për brezat e ardhshëm. (Mitrovicë, ora 10:00)

- Organizata ETEA dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojnë panelin e diskutimit “Libri mes ofertës dhe kërkesës”, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani” në lagjen Dardania, ora 10:00)

-  Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastrukturës organizon aktivitetet me rastin e shënimit të 22 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Tokës. (Hapësira e Shkollës Fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë, ora 10:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetarin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës Arian Zeka. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon debatin FOL Hapur me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim së bashku me UN-Habitat dhe agjencitë e tjera të Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, do të organizojnë inaugurimin e Sistemit Solar Fotovaltaik në ndërtesen e Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetare e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare Nora Hasani. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- Koordinatori i Qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi mban konferencë për medie. (Sallla “1 Tetori”, ora 12:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla do ta pres në aeroport Ministrin e Jashtëm te Gjermanisë, Heiko Maas. (Aeroportin e Prishtinë, ora 14:00 - vetëm pamje)

- OJQ Projekti 5 Cent organizon ngjarjen për "Ditën e Tokës", ku do të bëhet mbjellja e 51 fidaneve me rastin e shënimit të kësaj dite. (Oborri i SHFMU “Ibrahim Rugova” në Obiliq, ora ora 14:00)

- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. (Kabineti i Presidentës, ora 15:00)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:30)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas do të zhvillojnë takimin bilateral. (Kabineti i ministres Gervalla, ora 17:00) vetëm pamje)