26 Prill 2024

Ministri Buja takon ministrin e Arsimit Kombëtar të Turqisë

Stamboll, 11 maj - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z.Ramë Buja, në ditën e dytë të vizitës së tij në Turqi është pritur nga ministri i Arsimit Kombëtar të Republikës së Turqisë, Nabi Avci. 

Ministri turk përgëzoi ministrin Buja për progresin dhe zhvillimin në të gjitha fushat, që ka shënuar Kosova gjatë viteve të fundit.

Gjatë takimit, të dy ministrat diskutuan për bashkëpunimin në fushën e  Arsimit të lartë, me theks të veçantë për nivelet e studimit Master dhe PhD (doktoratës).

Në këtë takim një rëndësi e veçantë iu kushtua edhe përgatitjes së kuadrove të reja, që do të shërbejnë për universitetet e reja publike që janë themeluar e të cilat pritet të fillojnë punën së shpejti, gjë për të cilën ministri Buja mori mbështetje të plotë nga homologu i tij turk Nabi Avci.

Të dy ministrat gjatë darkës së përbashkët, ku ishin të pranishëm dhe përfaqësues të Arsimit të mbi 80 prefekturave të Turqisë, u dakorduan që marrëveshjet e bëra të japin rezultatet e duhura dhe të jenë një shtytje për rritjen e bashkëpunimit të të dyja vendeve edhe në të ardhmen. 

Po ashtu, të dy ministrat thanë se shteti i Kosovës dhe ai i Turqisë po bëjnë marrëveshje  shumë të dobishme dhe si rezultat popujt e të dyja vendeve tashmë kanë ndërtuar urat e bashkëpunimit dhe komunikimit.

Ndryshe, gjatë vizitës që ministri Buja po i bën Turqisë, ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Unioni i Universiteteve Euro-Aziatike në Stamboll, ndërkaq gjatë ditës së sotme ai do të takohet edhe me përfaqësues të institucioneve tjera të arsimit, si dhe me udhëheqës të universiteteve më prestigjioze në Turqi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)