20 Prill 2024

Ministri Buja shpalli fituesit për shpërblimin “Shkencëtari i vitit”

Prishtinë, 28 dhjetor - Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) në një ceremoni solemne ka bërë shpalljen publike të shpërblimit vjetor për “Shkencëtarin e vitit”  dhe “Shkencëtari i ri i vitit”.

Shpërblimet këtë vit u ndanë për fusha të ndryshme të shkencës, si në filologji, mjekësi, bujqësi, shkenca natyrore dhe shkenca ekonomike.

Me këtë rast, Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja tha se edhe pse nganjëherë flitet se në Kosovë nuk ka shkencë, kjo vërtetohet që nuk është ashtu, me këta shkencëtarë që po zgjedhen sot.

“Jemi përpjekur që këta njerëz që i zgjedhim të jenë vlera dhe natyrisht komisioni ka pasur parasysh këto gjëra, punën e tyre, angazhimin e tyre, përpjekjet e tyre dhe kemi ardhur te kjo që të ndajmë këtë shpërblim modest, por për t’u dalluar gjithsesi jo nga një, por tre për shkencëtarë të vitit dhe tre për shkencëtarë të rinj dhe besoj që janë meritorët”, tha ministri Buja.

Pavarësisht që nganjëherë flitet andej e këndej që në Kosovë nuk ka hulumtim, nuk ka shkencë, tha ministri Buja, megjithatë kushtet tona, rrethanat tona kaq modeste që kemi, nga ana financiare e kam fjalën, jo modeste nga ana e  mendësisë, modalitetit dhe  përkushtimit, kemi arritur rezultatet.

Ministri theksoi se është bërë gjithçka që ka qenë e mundur që të zgjidhen njerëzit më meritorë për këtë shpërblim dhe uroi që nga viti në vit zgjedhja e shkencëtarëve të jetë edhe më e vështirë, pra të ketë rezultate edhe më të shumta shkencore.

Në emër të fituesrve të shpërblimeve, Shefkije Islamaj përshëndeti iniciativën e Ministrisë për të ndarë këto çmime dhe e falenderoi këtë dikaster për kujdesin që po tregon për hulumtuesit. Ajo tha se cmimi që kanë marrë, për ta nënkupton respektim dhe motivim  për punën e tyre mëtutjeshme, por edhe për të gjithë shkencëtarët e Kosovës.

Për dhënien e çmimit vjetor ‘Shkencëtari i vitit’ për shkencëtarët e dalluar kosovarë, përfitues të çmimit për këtë vit janë: Shefkije Islamaj, këshilltare shkencore në Institutin Albanologjik të Prishtinë; Lul Raka, profesor në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës; Bajram Berisha, profesor në Fakultetin e Bujqësisë të Universitetit të Prishtinës.

Për dhënien e çmimit vjetor “Shkencëtari i ri i vitit’ për shkencëtarët e rinj të dalluar kosovarë, përfitues të çmimit për këtë vit janë: Qëndrim Gashi, profesor në Fakultetin e ShMN të Universitetit të Prishtinës; Avni Berisha, asistent në Fakultetin e ShMN të Universitetit të Prishtinës; Bardhok Bashota, asistent në Kolegjin Universitar ‘Iliria’,

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)