19 Prill 2024

Ministri Buja priti një delegacion të Fondit Saudit për Zhvillim

Prishtinë, 4 mars - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja , priti një delegacion të Fondit Saudit për Zhvillim, në një takim që pati karakter njoftues dhe informues për zhvillimet aktuale të arsimit në Kosovë  dhe  shqyrtimin e  mundësive për investimet të këtij fondi në Kosovë, sipas  nevojave  dhe prioriteteve të përcaktuara nga MAShT.

Ministri Buja ka falënderuar mysafirët për  vizitën dhe gatishmërinë për të ndihmuar arsimin në  Kosovë aq më tepër kur kjo ndihmë do të bëhet aty ku vetë MAShT shpreh interesimin me projekte të gatshme  dhe sipas nevojave konkrete aktuale.

Në këtë kontest ministri Buja përmendi  se është e nevojshme pajisja e fakulteteve në  UP me  laborator, ndërtimi i çerdheve për fëmijët parashkollorë, por ka ende projekte tjera që presin të realizohen.

Nga ana  e tij, Eng. Mohammad S. Arifi, nga Fondi Saudit,  tha se ndjehet  i gëzuar që ka rast të vizitojë Kosovën dhe të njihet më për së afërmi me popullin e saj  dhe që Fondi Saudit për Zhvillim, do të këtë mundësi  të ndihmojë aty ku është më se e nevojshme.

 “Kosova ka qenë në zemrat dhe mendjet tona edhe gjatë ditëve të luftës dhe jemi lutur që të gëzojë lirinë ,  ndërsa sot jemi të lumtur që po njihemi me Kosovën dhe qytetarët e saj”, tha ai.

Ministri Buja dhe delegacioni i Fondit Saudit për Zhvillim folën edhe për çështje tjera zhvillimore në Kosovë, si dhe për  mënyrën e konkretizimit të marrëveshjes së bashkëpunimit në të ardhmen.

Bashkëbiseduesit u morën vesh që pas dërgimit të projekteve (përmes MEF-it) në adresë  të këtij Fondi, ato do të shqyrtohen nga një komision i veçantë saudit.

Ndryshe, sipas përfaqësuesve të këtij Fondi, aktualisht në botë investohen rreth 40 miliard dollarë në 81 shtete të botës, ndërsa në Kosovë janë në realizim projektet në QKUK  të Prishtinës dhe në Mitrovicë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)