22 Prill 2021

Ministri Buja priti ambasadoren Zvicrës Krystyna Marty Lang

Prishtinë, 16 janar - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, priti ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, znj. Krystyna Marty Lang, me të cilën bisedoi për çështje të arsimit, ndihmën e Zvicrës në këtë sektor dhe mundësitë e bashkëpunimi të mëtutjeshëm.

Ministri Buja e informoi znj. Marty për të arriturat në fushën e arsimit si dhe e falënderoi atë për kontributin e shtetit zviceran në procesin e reformave, posaçërisht në zhvillimin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional.

 ”Kontributi juaj tejkalon shifrën 8 milionëshe, sidomos në zhvillimin e arsimit profesional, i cili njëherësh është ndër prioritetet tona dhe kjo nuk është pak për ne”, tha ministri Buja.

Ai falënderoi ambasadoren për ndihmën shumëdimensionale të Zvicrës para dhe pas luftës në Kosovë si dhe trajtimin dinjitoz të qytetarëve tanë që jetojnë në këtë vend.

Ambasadorja Krystyna Marty, tha se ndjehet mirë që vendi i saj ka pasur mundësi të ndihmojë Kosovën, popullin e saj, e sidomos zhvillimin e arsimit.

“Arsimi është një nga shtyllat kryesore të shtetit, një nga sferat që e determinon zhvillimin ekonomik dhe shoqëror e politik të secilit vend në botë “ .

Znj. Marty tha se ndihmesa është reciproke pasi që edhe kosovarët që jetojnë në Zvicër kanë dhënë dhe po japin kontribut të çmuar në zhvillimin dhe përparimin e vendit të saj.

Ajo u interesua edhe për arsimimin e femrës sidomos në arsimin profesional si dhe për rrjedhat e zhvillimit të shkencës në Kosovë.

Ambasadorja Marty gjithashtu e informoi ministrin Buja për bursat që ndanë Qeveria e Zvicrës për studime postdiplomike për çka kandidatët e interesuar  do të intervistohen në Kosovë, ndërsa përzgjedhja do të bëhet në Zvicër .

Ndërkaq, ministri Buja theksoi se “vijimi i shkollimit nga femrat është në nivelin e duhur, por çalon pak tek komunitetet rom, ashkalinjë dhe egjyptas-RAE ” .

Ministri Buja foli edhe për zhvillimin e shkencës në Kosovë, por theksoi se janë mundësitë e vogla buxhetore për këtë veprimtari shumë të rëndësishme për zhvillimin e vendit.

Ministri Buja dhe ambasadorja Marty u shprehën të gatshëm të vazhdojnë edhe me tutje me bashkëpunimin e frytshëm të dëshmuar deri me tani në fushën e arsimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Prill 2021

- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu mban konferencë për media për hidrocentralet. (Tek ura në Brezovicë, 100m para kthesës kryesore për qendër të skijimit, ora 9:15)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Me moton "Shpëtoni Planetin" shënohet Dita e Tokës për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e përgjegjësisë kolektive për të mbrojtur mjedisin për brezat e ardhshëm. (Mitrovicë, ora 10:00)

- Organizata ETEA dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojnë panelin e diskutimit “Libri mes ofertës dhe kërkesës”, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani” në lagjen Dardania, ora 10:00)

-  Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastrukturës organizon aktivitetet me rastin e shënimit të 22 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Tokës. (Hapësira e Shkollës Fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë, ora 10:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetarin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës Arian Zeka. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon debatin FOL Hapur me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim së bashku me UN-Habitat dhe agjencitë e tjera të Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, do të organizojnë inaugurimin e Sistemit Solar Fotovaltaik në ndërtesen e Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetare e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare Nora Hasani. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- Koordinatori i Qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi mban konferencë për medie. (Sallla “1 Tetori”, ora 12:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla do ta pres në aeroport Ministrin e Jashtëm te Gjermanisë, Heiko Maas. (Aeroportin e Prishtinë, ora 14:00 - vetëm pamje)

- OJQ Projekti 5 Cent organizon ngjarjen për "Ditën e Tokës", ku do të bëhet mbjellja e 51 fidaneve me rastin e shënimit të kësaj dite. (Oborri i SHFMU “Ibrahim Rugova” në Obiliq, ora ora 14:00)

- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. (Kabineti i Presidentës, ora 15:00)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:30)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas do të zhvillojnë takimin bilateral. (Kabineti i ministres Gervalla, ora 17:00) vetëm pamje)