28 Mars 2024

Ministri Buja prezantoi punimin rreth Konferencës së Rambujesë

Prishtinë, 16 nëntor -  Në ditën e tretë të aktivitetit shkencor “Java e Albanologjisë”, në seancën nga dega e historisë, para pjesëmarrësve ka folur edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja.

Gjatë leximit të kumtesës, ministri Buja shpalosi detaje rreth udhëtimit, si ushtar dhe udhëheqës të luftës për në Rambuje, vend ku do të mbahej konferenca dhe organizimin e delegacionit kosovar brenda Kështjellës së Rambujesë.

"Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së vendoi shpejtë për anëtarët e saj, na u shty për një ditë shkuarja, sepse Serbia nuk ka lejoi të hynim në Aeroportin e Prishtinës në ditën e parë. Problem tjetër paraqiste edhe fakti se ishim në rroba ushtarake. Të nesërmen shkuam, dikush nga Aeroporti i Prishtinës, të tjerët nga Tirana. Për shkaqe sigurie dhe nga nevoja e domoddoshme për të mos u dorëzuar të gjallë, në rast se do të binim në ndonjë pritë,  kërkuam nga miqtë tanë ndërkombëtarë që të na mundësohej për të shkuar të armatosur në konferencë dhe kjo na u lejua", tha ministri Buja, i cili shprehu bindjen e tij se Konferenca e Rambujesë ishte e vetmja në të cilën faktori ndërkombëtarë për herë të parë ishte në krah të kërkesave shqiptare.

Më tej, ministri i Arsimit përmendi edhe skeptikët dhe kritikuesit e rezultateve të arritura në këtë konferencë, respektivisht nënshkrimin e Marrëveshjes së Rambujesë.

“Konferenca e Rambujesë është çështja që ngjalli më së shumti debate, dyshime kundërshtime, dilema e refleksion. Konferenca e Rambujesë si mekanizëm i fundit politik për ndaljen e luftës në Kosovë solli intervenimin e NATO-s në Kosovë dhe mbi caqet e koncentrimit të Ushtrisë serbe edhe në Serbi”, tha ministri Buja.

Konferencën e Rambujesë, ministri Buja e vlerësoi si shumë të rëndësishme për rrjedhat e mëtutjeshme në realizimin e pavarësisë së Kosovës, ndërkaq shtoi se në këtë konferencë që po mbahej nën patronatin e Grupit të Kontaktit dhe nën një mbikëqyrje të veçantë të SHBA-ve, Kosova kishte arritur interesimin e faktorëve më relevantë dhe më të fuqishëm të botës së civilizuar dhe demokratike.

Ministri Buja po ashtu vlerësoi se lufta e Kosvës mori përmasa ndërkombëtare në këtë konferencë e cila solli edhe intervenimin e NATO-s dhe imponoi në mënyrën më pozitive ndryshime cilësore në marrëdhëniet ndërkombëtare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)