29 Mars 2024

Ministri Buja përuron aneksin 9 klasësh të ShM “Sami Frashëri”

Prishtinë, 30 nëntor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, së bashku me  kryetarin e Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, dhe Azza El  Abd, u.d. Drejtoreshë e USAID-it në Kosovë, përuruan aneksin 9 klasësh  dhe Sallën e Sporteve të Shkollës së Mesme “Sami Frashëri” në Prishtinë.

Në këtë institucion arsimor aktualisht vijojnë mësimin 2.703 nxënës, ndërkaq mësimi zhvillohet në dy ndërrime.

Me këtë rast ministri i Arsimit, Ramë Buja, ka falënderuar investuesit, Komunën e Prishtinës dhe USAID-in, si dhe ka uruar nxënësit për sukseset e dëshmuara ndër vite si dhe për hapësirën e re moderne shkollore.

Ministri Buja tha se Prishtina  ka nevojë edhe për më shumë shkolla, andaj premtoi se “në fillim të vitit të ri kalendarik 2012 do të fillojmë një shkollë të re në Prishtinë, një shkollë që do të jetë model dhe që do të kushtojë 2 milionë euro, ku MAShT do të jetë investitori kryesor. Me këtë do të ulim ciklin e ndërrimeve, do të ndikojmë në rritjen e cilësisë arsimore”.

Ministri Buja ka falënderuar në veçanti  USAID-in për investimet e bëra në ndërtim të shkollave dhe anekseve shkollore kudo në Kosovë, ku kanë përfituar  45 shkolla apo mbi  64 mijë nxënës.

Ai ka porositur nxënësit dhe mësimdhënësit që të vazhdojnë me sukseset , që ta ruajnë objektin e ri, për të shtuar se MAShT-i do të angazhohet në vazhdimësi për rritjen e cilësisë në arsim.

Të pranishmit i përshëndetën  edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa,  dhe znj. Azza El Abd, u.d, Drejtoreshë e USAID-it në Kosovë .

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)