28 Mars 2024

Ministri Buja përuroi shkollën e re në Gjilan

Prishtinë, 5 shtator - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja dhe kryetari i komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa , kanë përuruar objektin e ri të shkollës fillore në Lagjen e Dytë të Gjilanit.

Ky dhe objektet tjera që po inaugurohen në fillim të këtij viti të ri shkollor janë  vazhdimësi e përpjekjeve të MAShT për të siguruar kushte të mira mësimi.

Ministri i Arsimit, Ramë Buja me këtë rast u shpreh se  me  gëzim të veçantë po inaugurojmë një tempull dije  në një lëndinë, e cila do të jetë më pjellore se çdo gjë tjetër, sepse nga kjo shkollë do të dalin inxhinierë, pedagogë, matematikanë, politikanë e kuadro të tjera të së ardhmes.

“Qeveria e Republikës së Kosovës , ka menduar mirë dhe arsyeshëm dhe racionalisht  se  çfarë  t`i dhurojë Gjilanit për këtë  shtator . Nuk ka gjë më të mirë se të dhurohet  një shkollë  e re dhe këtë e bëmë.  Ka menduar  edhe në përmasa kombëtare se çfarë t`i dhurojë kombit për 100 vjetorin e  pavarësisë së shtetit të parë shqiptarë dhe do t’i dhurojmë 10 shkolla në këtë vit, 5 në shtator dhe 5 të tjera  deri në fund të këtij viti,  dhe jemi shumë të gëzuar për këtë gjë”, tha ministri Buja.

Ministri Buja shprehu bindjen e plotë se “insistimi ynë është që të rrisim cilësinë arsimore kudo në Kosovë  është edhe me këto objekte të reja që po i bëjmë, sepse është shumë e qartë se arsimtari, pedagogu , kur ka ambientin e mirë siç është kjo shkollë, ka  motiv më të shtuar për ligjërim , njëkohësisht edhe nxënësi është më i motivuar për mësim”.

Për ndërtimin e kësaj shkolle , MAShT ka investuar 1,032,905,56 €. ( plus faza e dytë ka vlerë : 258, 490.05 € ) , pra gjithsejtë  1.291.395.61 €.

Objekti ka 22 klasa mësimi, 3 laboratorë,  klasa për parafillor, kthina administrative, kthina e bibliotekës me leximore dhe kthina e personelit.

MAShT gjithashtu ka bërë edhe inventarizimin e shkollës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)