29 Mars 2024

Ministri Buja përuroi objektin e ri të shkollës në Gjinoc

Suharekë, 13 shtator - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja ka përuruar sot objektin e ri të shkollës fillore “Migjeni” në Gjinoc të Suharekës, ku për të shënuar këtë ngjarje ishin mbledhur banorë të shumtë të fshatit, mësimdhënës e nxënës.

Ministri Buja uroi qyetetarët e kësaj ane për shkollën e re, për të cilën tha se “iu zbukuron jo vetëm nga jashtë, por zbukuron edhe shpirtërat tuaj dhe fisnikëron akoma më shumë edhe dijen tuaj”.

Përveçqë shprehu kënaqësinë që po përurohej një shkollë e re, ministri Buja tha se kjo shkollë është dhuratë nga Qeveria e Kosovës dhe përcjelli edhe urimet nga kryeministri Hashim Thaqi për këtë ngjarje të madhe për Gjinocin.

“Jemi në përvjetorë të shumtë, në përvjetorë të nderit dhe të historisë dhe vërtetë është kënaqësi që të përurosh sot tempuj diturie. Në 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe të flamurit, e kemi këtë shkollë dhe kemi shumë shkolla të tjera.

\"Besoj se po të pyesnim që nga i pari qytetar i Gjinocit dhe deri te i fundit se çfarë dhurate do të donin, nuk do të kishte përgjigje tjetër, përveç shkollën e re dhe shkollën e re e bëmë. Ta gëzoni e ta plotësoni me të gjitha ato që duhet plotësuar”, tha ministri Buja.

Ministri theksoi se Qeveria e Kosovës ka investuiar në këtë shkollë jo më pak se 1,079,135.00 euro dhe kjo shumë ka bërë që të ketë hapësirë kjo shkollë për rreth 4 mijë metara katrorë.

“Unë jam i mrekulluar që nxënësit e Gjinocit do të mësojnë në një ndërrim. Kanë hapësira të mjaftueshme dhe kjo gjë i motivon mësuesit, i motivon edhe nxënësit që të arrijmë te caku ynë, që të arrijmë cilësinë në mësim dhe cilësia në mësimdhënie dhe mësimnxënie bën që ta bëjmë Kosovën shtet të dijes. Nëse ne e kemi Kosovën shtet të dijes, i kemi të hapura të gjitha portat gjithandej botës”, tha ministri Buja dhe porositi që ta ruajnë shkollën.

Në këtë ceremoni festimi, folën edhe nënkryetari i Komunës së Suharekës, Refki Bytyçi dhe drejtori i shkollës, Ramadan Haxhiu, të cilët theksuan rëndësinë që ka ndërtimi i këtij objekti shkollor në Gjinoc.

Objekti Shkollor përmban këto kthina: 18 dhoma të mësimit, 3 laboratorë, sallën e arsimtarëve, kthinat administrative, kthina e bibliotekës me leximore, kthina e psikologut, kthina e mjekut të shkollës, 2 kthina të  recepcionit, salla e edukatës fizike si dhe terrenet e jashtme, hapësira të gjelbëruara, etj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)