20 Prill 2024

Ministri Buja përuroi objektin e Fakultetit të Edukimit

Prishtinë, 4 tetor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z.Ramë Buja, ka marrë pjesë në inaugurimin e objektit të ri të Fakultetit të Edukimit në Kompleksin Universitar të Prishtinës.

Duke uruar studentët dhe profesorët për objektin e ri të këtij institucioni, ministri i Arsimit, z.Ramë Buja, është shprehur se ndjehet i privilegjuar që ka rastin të përurojë ndërtesën e Fakultetit të Edukimit.

“Ky objekt modern do të jetë motivim për pedagogët dhe studentët që të arrijnë rezultate të reja”, tha ministri.

Ministri Buja rikujtoi të pranishmit edhe për vendimin e MAShT për transferimin dhe avancimin e këtij institucioni të lartë arsimor.

“MAShT-i në bashkëpunim me Rektoratin dhe me Dekanatin e Fakultetit të Edukimit, si dhe me miqtë tanë ndërkombëtarë, ka marrë një vendim që ta transformojë Fakultetin e Edukimit”, ka thënë ministri Buja.

Ministri Buja ka thënë se Qeveria e Republikës se Kosovës është shumë e angazhuar për arsimin, ndërkaq ka përmendur shumën prej 3,054,464.60 që është invesutar në ndërtimin e këtij objekti.

Të pranishmit më një fjalë rasti i kanë përshëndetur edhe rektori i UP-së, Ibrahim Gashi, dhe dekani i Fakultetit të Edukimit, Ethem Çeku.

Ndryshe, objekti që ka sipërfaqe prej 6315.83 metra katrorë, ka një amfiteatër të madh, dy amfiteatra të mesëm, laborator të kimisë, laborator të fizikës, të biologjisë, kabinet të informatikës, kabinet të matematikës, kabinet të fizikës, të edukatës fizike, të artit, të muzikës, 9 salla mësimi, administrata, shërbimin studentor dhe 25 kabinete për profesor, si dhe bufenë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)