01 Tetor 2020

Ministri Buja përuroi kabinetin e informatikës për të verbërit

Prishtinë, 20 tetor - Në kuadër të fillimit të javës “Njeriu me Shkop të Bardhë”, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, ka përurar Kabinetin e informatikës për persona të verbër, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. Ministri Buja në fjalën e tij të rastit ka thëtë se ndjehet vërtetë i lumtur për fatin që studentët, të cilët kanë defekte në të pamur tani më e kanë diritaren e komunikimit me botën.

 

Duke vlerësuar lartë mundësinë që u është ofruar personave të verbër për t’u qasur në teknologjinë informative, ministri Buja ka thënë se “ndihma të cilën e ka ofruar Ministria e Arsimit në këtë projekt është modeste, por ajo do të vazhdojw edhe në të ardhmen në kompletimin e këtij kabineti me pajisje të nevojshme”.

 

“Ndihem vërtetë i kënaqur për këtë kabinet që është ofruar nga donatorët çekë, të cilët i falënderoj për donacionin e dhënë. Ndihma e Ministrisë ka qenë modeste, por së paku jemi munduar që të mos pengojmë udhën. Ne do të vazhdojmë ndihmën që na takon ta bëjmë edhe rreth reformimit të kabinetit tuaj dhe teksteve digjitale”, është shprehur ministri i Arsimit.

 

Ministri po ashtu ka falënderuar drejtorin e BKUK-së, Sali Bashota, që ka ofruar hapësirën e nevojshme për të hapur këtë kabinet, ndërkaq të gjithë atyre të cilët do të kenë qasje studimi u ka uruar sukese.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Tetor 2020 - Me rastin e Ditës Botërore për të Moshuarit, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica do të bëjë një vizitë në Shtëpinë për Persona të Moshuar pa Përkujdesje Familjare në Prishtinë. (Shtëpia për Persona të Moshuar pa Përkujdesje Familjare, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër Faik Grainca për keqpërdorim të pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK. (Gjykata Themelore në Ferizaj, salla nr.3, ora 9:30)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica do të bëjë një vizitë në zyrat e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës në Prishtinë. (Zyrat e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, ora 9:30)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të ndajë çmimet vjetore për kinematografi. (Kabineti i ministres Dumoshi, ora 10:00)

- Komisioni Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës voton për ekspertin e shëndetit publik si dhe diskuton me ekspertët rreth angazhimit të tyre. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan nis vitin e ri akademik 2020/2021. (Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, ora 11:30)

- Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Visar Shehu do të merr pjesë në aktivitetin sensibilizues të organizuar nga Drejtoria e Shëndetisë dhe QKMF me rastin e shënimit të muajit të Kancerit të Gjirit. (Sheshi “Shatërvan” në Prizren, ora 11:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të merr pjesë në përurimin e klasave parashkollore të SHFMU “Mati Logoreci”, të renovuara nga KFOR-it Turk në Kosovë. (Shkolla “Mati Logoreci” në Prizren, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë edhe në fillimin e punimeve të rrugës Arbanë - Landovicë në Prizren. (Në afërsi të varrezave të dëshmorëve në Landovicë, ora 12:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në fillimin e punimeve të rrugës Arbanë-Landovicë. (Landovicë, Varrezat e Dëshmorëve, ora 12:30)  

- Kryeministri Avdullah Hoti viziton komunitetin boshnjak në Reçan. (Reçan, ora 13:30)

- Në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë do të mbahet paraqitja e parë e Hysni Gucatit. (https://www.scp-ks.org/sq/transmetim, ora 15:00)

- Kryeshefi Ekzekutiv i Korporates Financiare te Zhvillimit Ndërkombëtar të ShBA-ve, Adam Boehler mban një konferencë telefonike për shtyp në të cilën do të diskutojë sesi delegacioni i fundit i qeverisë amerikane në Greqi, Kosovë, Serbi, Izrael dhe Marok avancoi marrëveshjet ekonomike dhe investimet e sektorit privat për të mbështetur zhvillimin global dhe politikën e jashtme të SHBA. (https://www.eventbrite.com/e/telephonic-press-briefing-with-us-international-development-finance-tickets-123158497381, ora 17:00)