19 Janar 2020

Ministri Buja për vizitë në Gjermani

Prishtinë, 9 mars - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, do të udhëtojë sot për një vizitë zyrtare në Gjermani.

Gjatë vizitës, ministri Buja do të takohet me diasporën shqiptare, si dhe do të marrë pjesë në takimet konsultative, që mbahen në Shtutgard të Gjermanisë, me temën “Gjendja aktuale e mësimit plotësues në diasporë dhe hapat për intitucionalizimin e tij”, më 10 dhe 11 mars.

Takimet me diasporën, që organizohen nga Ministria e Diasporës në bashkëpunim me Konsullatën e Republikës së Kosovës në Shtutgard, i paraprijnë organizimit të një konference kombëtare me temën “Institucionalizimi i arsimit në diasporë”, që do të mbahet në Prishtinë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 janar 2020

- Zyra e BE-së/Përfaqësuesi Special i BE-së në bashkëpunim me Qendrën për Arsim të Kosovës dhe organizatat e tjera joqeveritare, anëtare e “Rrjetit të Kosovës për punësim dhe arsim” do të organizojnë konferencën përfundimtare e cila do të përqendrohet në arsim dhe punësim. (Hoteli Swiss Diamond, ora 9:30)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të mbajë takim me qytetarë, ku do të njoftojë për punën e Komunës së Prizrenit gjatë vitit 2019. (Salla e Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Prishtinës. (Shkollën Model në Prishtinë, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka thirrur mledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, të Legjislaturës VII. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla C 301, ora 11:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Obiliqit. (Shkolla "Ismail Dumoshi" në Obiliq, ora 14:00)