12 Gusht 2020

Ministri Buja paraqiti të arriturat e MAShT për gjashtëmujorin e parë

Prishtinë, 8 gusht - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja ka mbajtur sot një konferencë për media, ku ka paraqitur të arriturat e MAShT-it për gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

Duke përmendur të arriturat në arsimin parauniversitar, ministri Buja theksoi se gjatë vitit 2012 ka vazhduar puna në realizimin e aktiviteteve të planifikuara sipas Planit strategjik të arsimit 2011-2016.

“Një pjesë e mirë e aktiviteteve kanë pasur qëllim arritjen e disa objektivave të arsimit si: ngritja e përfshirjes dhe cilësisë në arsimin parauniversitar”, theksoi ai.

Ndër të tjera, ministri përmendi botimin e Abetares së përbashkët Shqipëri-Kosovë, themelimin e rreth 15 shkollave, realizimin e provimeve të maturës dhe të arritshmërisë, realizimin e konkursit për regjistrim në klasën e 10, etj.

Ai poashtu theksoi se me përkrahjen e Bankës Botërore, 207 shkolla kanë përfituar grante shkollore në vlerë 1.600.000 euro, ndërsa MAShT-i ka ndarë 100 licencat e para për mësimdhënës në Republikën e Kosovës, projekt ky i financuar nga Banka Botërore.

Sa i përket arsimit dhe aftësimit profesional, ministri Buja theksoi se janë ndërmarrë një varg aktivitetesh dhe zhvillime të reja në sistemin arsimor në Kosovë drejt reformave në fushën e arsimit dhe aftësimit profesional, me qëllim të përmirësimit të cilësisë, përmirësimit të mundësive për punësim dhe perspektivë në karrierën e të rinjve në tregun e punës.

Për këtë segment të arsimit, ministri Buja përmendi rishikimin e Ligjit për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Ligjin për Arsimin e të Rriturve, të cilat janë miratuar nga Qeveria.

“Ka filluar edhe ndërtimi i Qendrës së Kompetencës në Ferizaj dhe janë duke u bërë përgatitjet për fillimin e punës edhe për Qendrën e Komptencës në Prizren”, theksoi ministri një të arritur tjetër në arsimin profesional, ndërsa tha se Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve ka filluar shpërndarjen e certifikatave për ofruesit e parë të Arsimit dhe Aftësimit Profesional.

Duke folur për arsimin e lartë, ministri i Arsimit përmendi akreditimin e disa projekteve të doktoraturave në Universitetin e Prishtinës, ndërsa theksoi se janë bërë përgatitjet për themelimin e Universitetit të Pejës.

Një ngjarje tjetër e rëndësishme për të cilën foli ministri Buja ishte edhe ndarja e certifikatave të para për njohje të të diplomave, të certifikuara nga Asociacioni i Universiteteve Evropian,  në përputhje me marrëveshjen e arritur në dialogun e lehtësuar Prishtinë-Beograd, më 21-22 Nëntor 2011.

Ministri Buja theksoi edhe disa programe për bursa nga të cilat do të përfitojnë studentët kosovarë, por edhe stafi akademik.

Ndërsa, ministri përmendi edhe shumë aktivitete të realizuara për shkencën si: organizimin e “Javës së Shkencës”, financimi i mobiliteteve për hulumtim dhe kërkim shkencor dhe shumë projekte tjera.

Sa i përket infrastrukturës, ministri Buja përmendi faktin se është duke vazhduar ndërtimi i 32 godinave shkollore, prej të cilave 6 pritet të përfundojnë këtë vit, ndërsa tha se së shpejti pritet që të përfundojë edhe Fakulteti i Edukimit, derisa në bashkëfinancim me Bankën Botërore ka filluar ndërtimi i shkollës model në Prishtinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 Gusht 2020 - Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi pret një grup të të rinjve. (Objekti i MKRS-së, ora 9:30)   

-  Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë miraton listën e dëshmitarëve dhe përzgjedh listën e ekspertëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Grupi “Vullnetarët/Volunteers #COVID-19” së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, Ministrën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe akterë të tjerë lanson Fushatën “Së bashku kundër #COVID-19”. (Sheshi “Skenderbeu” në Prishtinë, ora 10:00)   

 Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes diskuton lidhur me situatën e Sigurisë në Republikën e Kosovës si dhe shqyrton raportin për përzgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri pret në takim përfaqësuesit e Oranizatave Jo Qeveritare. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00 - vetem pamje)

- Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj raporton para  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)
 
- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri pret në takim përfaqësuesit e Oranizatave Jo Qeveritare do të ketë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30)
 
- Mbahet ceremonia e zbulimit te punimit “I love Kosova” nga Ministrja Vlora Dumoshi dhe Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari. (Sheshi “Adem Jashari”, Skenderaj, ora 11:50)
 
- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi zhvillon një vizitë në ndërmarrjen sociale “Pastiçeria Snap cake” në kuadër të projektit ‘Praktika në Punë” i mbështetur nga Departamenti i Rinisë MKRS. (Skenderaj, ora 12:00)   

 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën shqyrtohet propozimi i deputetit Haxhi Avdyli, mbështetur edhe nga 41 deputetë tjerë nënshkrues, për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit,  mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet të hidrocentraleve në Republikën e Kosovës dhe Çeshtje tjera . (Në platformën ZOOM 5.0. ora 14:00)