29 Mars 2024

Ministri Buja mori pjesë në fushatën “Ta pastrojmë Kosovën”

Prishtinë, 24 maj - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, mori pjesë në fushatën “Ta pastrojmë Kosovën”, e cila është iniciuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Bashkë me përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare si dhe të shoqërisë civile, ministri Buja mori pjesë aktive në fillimin e kësaj fushate në lagjen “Arbëria” në kryeqytet.

Me këtë rast, ministri Buja, ndër tjera tha  se “më vjen mirë që jam pjesë e këtyre aktivitetve që janë shumë të rëndësishme për shëndetin tonë”.

“Kjo është punë e mirë për shëndetin tonë, por do të ishte edhe porosi e përhershme e imja dhe e gjithë kolegëve të mi, Qeverisë së Kosovës dhe OJQ-ve besoj, që të mos jemi vetëm më 24 maj aktiv në pastrimin e ambinetit, por të jemi vazhdimisht”, tha ministri Buja dhe theksoi se të gjithë ne duhet të kujdesemi për ambinetin, duke filluar nga shtëpitë tona, oborret, vendet e punës, por edhe hapësirat tjera publike.

“Të gjithë flasim se kemi dëshirë që Kosova të jetë e pastër, në fakt  investojmë  pak që Kosova të jetë e pastër”, tha ministri Buja.

Ministri i Arsimit theksoi edhe vendimin e tij që edhe shkollat të marrin pjesë në këtë aksion për pastrimin e ambinetit.

“Ne si  Ministri e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, më kërkesën e Ministrisë së Ambientit dhe atyre që e kanë filluar këtë aksion i kemi liruar të gjitha shkollat nga mësimi, për të qenë aty ku duhet sot,  për të pastruar ambientin e tyre”, tha ministri Buja dhe uroi që edhe ditët tjera të vitit t’i ngjajnë 24 majit, në mënyrë që të jetojmë në ambinet të pastër dhe të shëndetshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)