18 Prill 2024

Ministri Buja merr çmimin“Digital Litarcy Award”

Prishtinë, 25 tetor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, ka marrë sot çmimin “Digital Litarcy Award” për angazhimin e tij në fushën e edukimit digjital dhe arritjet e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në përmbushjen e standardeve dhe prioriteteve që dalin nga Strategjia e Komisionit Evropian “Agjenda Digjitale për Evropë 2010-2020”.

Çmimi i është ndarë nga Piotr Mrozinski, menaxher i ECDL Foundation per Evropën Juglindore dhe Azinë Qendrore.

Tryeza e rrumbullakët “Agjenda Digjitale për Evropë 2010-2020”– Strategji e Komisionit Evropian, është organizuar nën patronatin e Neelie Kroes, zëvendëspresidente e Komisionit Evropian dhe ECDL Foundation.

Pas marrjes së çmimit, ministri Buja në fjalën e tij të rastit, fillimisht ka falënderuar organizatorët e kësaj tryeze për vlerësimin që i kanë bërë, ndërkaq ka shtuar se si Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës ka mirëpritur përmbajtjen realiste dhe analizën e detajuar dhe të paanshme të Raportit të Progresit të Komisionit Evropian, sidomos rreth zhvillimitdhe funksionimit të sistemit të arsimit.

Ministri i Arsimit në Kosovë, ka potencuar se në vazhdën e këtij rrugëtimi, MAShT mirëpret Agjendën Digjitale për Evropë të Komisionit Evropian.

“Kjo agjendë përputhet edhe me moton e punës së MAShT-it ‘Kosova shtet i dijes’ dhe është në harmoni të plotë me Strategjinë e zhvillimit të Arsimit, me Ligjin e Arsimit Parauniversitar dhe Kurrikulën e re të Arsimit Parauniversitar, si dhe me Strategjinë e Komisionit Evropian 2020”, ka thënë ministri Buja.

Ndër të tjera, ministri Buja ka bërë të ditur se “Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka përpiluar draft- Strategjinë për mësim elektronik dhe se falë financimit nga Komisioni Evropian në Kosovë së shpejti do ta kemi rrjetin edukativ elektronik, të cilit do të mund t’i qasen të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit me qëllim të komunikimit të ndërsjellë, bashkëpunimit, marrjes së informatave dhe dijes”.

Kreu i Arsimit në Kosovë ka theksuar se një prioritet tjetër i MASHT-it për vitin e ri shkollor, i cili rrjedh nga Strategjia Digjitale për Evropë e Komisionit Evropian, është aktualizimi i planprogrameve të TIK-ut në përputhje edhe me Kurrikulën e re, me qëllim të edukimit digjital të nxënësve.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)