19 Mars 2024

Ministri Buja ka përuruar objektin e ri të shkollës në Mushtishtë

Prishtinë, 16 tetor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, dhe kryetari i komunës së Suharekës Blerim Kuqi, përuruan objektin e ri të shkollës fillore dhe te mesme të ulët në Mushtishtë të Suharekës.

Në këtë ceremoni festive ishin të pranishëm përfaqësues të spektrit politik të komunës, nxënës, mësimdhënës prindër dhe qytetar të  kësaj ane, ndërsa për ndërtimin e shkollës MAShT ka investuar mbi 2 milion euro.

Ministri Buja me këtë rast është shprehur se  “ndërtimi i kësaj shkolle, krijon ndjenjën e  madhështisë në këtë fshat, krijon ndjenjën e diturisë , krijon ndjenjën e hapësirës dhe frymëmarrjes më të mirë. Por krijon edhe  ndjesinë dhe obligimin që ta rrisim cilësinë në arsim” theksoi ministri Buja .

“Fakti se këtu  do të zhvillohet mësimi vetëm në një ndërrim, hapësirat këtu që janë , laboratorët, klasat dhe të gjitha të tjerat krijojnë mundësinë që  cilësia mësimore, që është ëndërr e Ministrisë së Arsimit dhe e Qeverisë së Kosovë të jetë e realizueshme” vlerësoi ministri Buja.

Ministri Buja gjithashtu  ka uruar të pranishmit edhe në emër të kryeministrit Thaçi për shkollën e re,  njëherësh bëri të ditur se investimi për këtë shkollë kapë shumën 2 milion e 199 mijë e 105 euro  e gjashtëdhjetë e tre centë.

Në funt ministri Buja porositi  nxënësit  dhe mësimdhënësit  që ta kenë ndjesinë dhe kujdesin, që ta ruajnë këtë objekt të mrekullueshëm, për të mirën e tyre dhe të brezave që do vijnë.

Të pranishmit i ka përshëndetë edhe kryetari i komunës , Blerim kuqi ndërsa për historikun e shkollës foli Xhavit Durmishi, drejtor i kësaj shkolle, sipas të cilit këtu vijojnë mësimin mbi 600 qind nxënës për edukimin deh arsimimin e të cilëve përkujdesen 32 mësimdhënës.

Në funt nxënësit e shkollës dhe yjet e njohur të estradës së Kosovës (nga Mushtishti)  shfaqën një program të shkurtër artistik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)