23 Prill 2024

Ministri Buja inkurajon nxënësit për veprimtari artistike

Prishtinë, 19 nëntor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z.Ramë Buja, mori pjesë në prezantimin e pikturave  të nxënësve të shkollës së mesme të lartë teknike “11 Marsi” të Prizrenit, drejtimi - Dizajn  Grafik!

48 vepra arti figurativ, motivesh të ndryshme të punuara në teknikën  vaj në  pëlhurë, janë punuar gjatë muajve korrik- gusht të këtij viti.

Ministri Buja me këtë rast ka përshëndetur nxënësit e talentuar  të Prizrenit, të cilët  me veprat e tyre përcjellin mesazhe  nga më të ndryshmet për artdashësit.

“Jam i mrekulluar me imagjinatën dhe aftësinë tuaj krijuese në këtë moshë që keni“, u ka thënë ministri Buja nxënësve, të cilët i ka inkurajuar që të vazhdojnë edhe  më tutje ta shpalosni botën imagjinatave përmes artit.

Të pranishmit i ka përshëndetur edhe z.Christoph Heil, përfaqësues i GIZ, i cili  ka përgëzuar nxënësit për krijimtarinë e tyre artistike.

Në këtë shpalosje punimesh të artit ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e

Shkollës së mesme profesionale “William Lindley” të Hamburgut-Gjermani, të cilët  do të krijojnë ura bashkëpunimi me shkolla të ndryshme të Kosovës.

Kjo shpalosje  e veprave artistike të punuara nga vet nxënësit prizrenas u mundësua nga Ministria e Arsimit dhe organizata gjermane për bashkëpunim GIZ.

Ndryshe disa nga këto punime arti do të vlerësohen nga një komision  profesional, i cili do të përzgjedhë autorët më të mirë, të cilët do të shpërblehen. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)