28 Mars 2024

Ministri Buja inauguroi punëtorinë për përpunimin e ushqimit

Prishtinë, 21 tetor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, ka inauguruar “Punëtorinë për Përpunimin e Ushqimit” në Shkollën e Mesme Bujqësore “Abdyl Frashëri” në Prishtinë.

Ministri Buja fillimisht ka uruar nxënësit dhe pedagogët e shkollës për sukseset, të cilat i kanë arritur, veçmas për përurimin e kuzhinës, që është pjesë e punës praktike.

“Kam kënaqësinë që gjendem në një institucion të tillë shkollor, i cili ka bërë një punë shumë serioze, tradicionale, bashkëkohore të ndihmuar edhe nga miqtë tanë të përhershëm, ndihmë të cilën mund ta kompensojmë vetëm me punë serioze, angazhim dhe profesionalizëm kur nxënësit e arrijnë këtë gjë” theksoi ministri.

Ministri i Arsimit vlerësoi se arritja e këtij niveli të mësimit teorik dhe praktik në këtë shkollë është shembull i mirë që duhet të merret nga shkollat tjera, se si duhet të lidhet teoria me praktikën. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)