29 Mars 2024

Ministri Buja hapi “Panairin Firmat Ushtrimore 2012”

Prishtinë, 22 mars - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, së bashku me ambasadorin e Austrisë, Johann Brieger, dhe Lars Ranfeld, përfaqësues i DANIDA-s Danimarkë kanë përuruar sot Panairin e Firmave Ushtrimore (PFU) në Prishtinë.

Ministri Buja, më këtë rast, tha se ndjehet i nderuar që merr pjesë në këtë eveniment , të gjashtin me radhë të firmave ushtrimore për faktin që “nxënësit, shkollat, pedagogët tanë po përfitojnë dije dhe njohuri të reja edhe pse këto firma ushtrimore stimulojnë realitetin.\"

\"Megjithatë, ai realitet është shumë afër dhe shumëçka nga ato transaksione janë të vërteta e jo vetëm stimulime. Çështja e afër 30 shkollave që kanë marrë pjesë në këto aktivitete të firmave ushtrimore dhe atyre që sot janë prezente këtu në mesin e të cilëve një nga Zvicra na bëjnë që të ndjehemi mirë me këto aktivitete që janë zhvilluar dhe do të zhvillohen edhe në të ardhmen“, tha ministri Buja.

Ministri Buja tha se MAShT do të realizojë obligimet e veta ndaj firmave ushtrimore me mbështetjen e vazhdueshme dhe kjo esencialisht është që ne t’iu ndihmojmë që ju të vetë përfaqësoheni dhe ky vetë përfaqësim nënkupton anëtarësimin në Evropë.

Nga ana tjetër, ambasadori i Austrisë, Brieger, tha se “ky projekt i firmave ushtrimore është ndër projektet më të mira të arsimit profesional“.

 Ai shtoi se në të ardhmen të gjitha shkollat profesionale me drejtimin e ekonomisë do ta implementojnë firmën ushtrimore dhe do të kemi mbi 100 firma ushtrimore.

Për rëndësinë e Firmave Ushtrimore Brieger tha se modeli i Kosovës tashmë është lavdëruar edhe në vendet aziatike.

“Firma ushtrimore është model ideal për aftësimin e të rinjve për tregun e punës, ndërkaq metoda e firmës ushtrimore nuk do të duhej të shërbejë për aftësimin e nxënësve të shkollave profesionale por edhe aftësimin e studentëve e të papunëve“, ka thënë Briger.

Të pranishmit i përshëndeti edhe përfaqësuesi i Qeverisë Daneze përkatësisht projektit DANIDA, Lars Ranfeld, i cili theksoi se DANIDA mbështetë katër shkolla bujqësore në Kosovë, ndërsa në të ardhmen do të kemi edhe dy shkollat tjera.

Ndryshe, ky është panairi i gjashtë dhe në të po marrin pjesë 22 shkolla nga qendra të ndryshme të Kosovës dhe një shkollë e mesme nga Zvicra, ku do të prezantohen produktet nga puna praktike e nxënësve të shkollave që praktikojnë Firmat Ushtrimore.

Projekti Ekonet ka filluar më 2005 dhe deri më tani janë investuar 1 milion euro të taksapaguesve austriak. Ky projekt është partneritet i Austrisë me shtete tjera, nxënës dhe Qeverinë e Kosovës, ndërsa në dhjetor 2012 do të përfundojë me çrast shteti i Kosovës do të marrë obligimet në përkrahje të këtyre firmave .

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)