25 Prill 2024

Ministri Buja falënderon donatorët për ndihmën në arsim

Prishtinë, 15 nëntor - Minstri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, kryesoi takimin e tretë dhe të fundit të Bordit drejtues të projektit “Interkulturalizmi dhe procesi i Bolonjës-IPB”, që është implementuar nga Këshilli i Evropës.

Në këtë takim u prezantuan angazhimet dhe të arriturat në kuadër të këtij projekti,  i cili përfundon në fund të dhjetorit  dhe që, veç tjerash, ka për qëllim  gjithpërfshirjen, qasjen e të gjithëve në sistemin e arsimit, ofrimin e ekspertizës, trajnimin e mësimdhënësve dhe të drejtorëve të shkollave me metoda bashkëkohore të mësimdhënies etj.

Ministri Buja ka falënderuar përfaqësuesit e institucioneve të larta të Bashkimit  Evropian  për ndihmesën dhe kontributun e çmuar në zhvillimin e të gjitha segmenteve të arsimit në Kosovë.

“Pa ndihmën tuaj ne nuk do të kishim mundur  të realizojmë gjithë ato projekte, nuk do të mund të zhvillonim procesin e reformave, nuk do të ishim në këtë stad të zhvillimit të proceseve arsimore në Kosovë“, tha  ministri Buja.

Ai përmendi  një sërë projektesh (mbi 90 projekte) të mbështetura financiarisht  nga Këshilli i Evropës dhe Komisioni Evropian , e veçanërsiht projektin “Interkulturalizmi dhe Procesi i  Bolonjës-IPB ”, përmes të cilit janë arritur rezultate të lakmueshme, në fushën e trajnimit të mësimdhënësve (për metoda bashkëkohore të mësimdhënies  dhe  mësimdhënien e Edukatës Qytetare), trajnim të drejtorëve të shkollave për menaxhim të suksesshëm, hartim të  manualit  ‘Mësimdhënia e historisë  sot -qasjet dhe metodat’ etj.  Në të gjitha këto procese kanë pas qasje dhe kanë përfituar edhe 15 për qind e minoriteteve që jetojnë në Kosovë”,  theksoi ministri Buja.

“Pa ndihmën tuaj  nuk do të kishim Ligjin e Ri të Arsimit Parauniversitar, Kornizën e Kurrikulës së re të Kosovës, nuk do të kishim as ‘Planin Strategjik të Arsimit në Kosovë  2011-2012’ për implementim e të cilit është formuar Taskë-Forca”, tha në fund ministri Buja .

Pëfaqësuesit e Këshillit të Evropës përgëzuan MAShT –in për angazhim, ofrim të mundësive për arsimim të të gjithëve pa dallim, qasje serioze ndaj këtyre proceseve  në zhvillim e në veçanti ofrimin e mundësive për arsimim të minoriteteve  përfshirë këtu edhe atë Rom, Ashkalinj dhe Egjiptas (RAE).

Ata inkurajuan që të vazhdohet edhe më tej në krijim të kushteve të mira për mësim cilësor dhe qasje të barabartë në proceset arsimore për çka do të vazhdojë mbështetja  e mëtutjeshme . Ndryshe, projekti “Interkulturalizmi dhe procesi i Bolonjës-IPB”, është financuar nga Këshilli i Evropës dhe Komisioni Evropian, ndërkaq është implementuar nga Këshilli i Evropës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)