19 Prill 2024

Ministri Buja: Arsimi i Lartë në përputhje me Bolonjën

Prishtinë, 2 dhjetor - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë  në bashkëpunim me KE - programi TEMPUS organizuan  Ditën informuese për hapjen e konkursit të 5 të për programin e 4 të TEMPUS-it.

Me këtë rast u fol edhe për rezultatet, sfidat dhe  synimet e këtij programi të Komisionit Evropian për të ardhmen në Kosovë.

Në këtë konferencë  ishin të pranishëm Ministri i Arsimit, Ramë Buja, z.Christof  Stock, udhëheqës i Komisioni Evropian në Kosovë, znj. Sophi Beaumon – Zyra Ndërlidhëse e KE, Philippe Ruffo  menaxher i TEMPUS-it, Kimete Canaj, koordinatore e TEMPUS për Kosovë, si dhe  përfaqësues të institucioneve të Arsimit të Lartë etj.

Ministri Buja tha se “Kosova është në proces  të reformimit të Arsimit të Lartë (AL) sipas kërkesave që dalin nga Deklarata e Bolonjës  për çka është bërë  progres i konsiderueshëm“.

Ai përmendi dokumentet strategjike të arsimit, të aprovuara me synim që të  ndërtohet një sistem bashkëkohorë të AL.

Ministri Buja  vlerësoi lartë kontributin e Komisionit Evropian  dhe shtoi se aktualisht janë në proces 21 programe për AL ndërkaq theksoi se TEMPUS filloi që nga viti 2003 ku janë dhënë rreth 16 milionë euro.

“Falë këtij programi, AL në Kosovë, është në përputhje me objektivat e Bolonjës. Ndërkaq TEMPUS ka kontribuar në zhvillimin e kurrikulave, menaxhim të  universitetit, trajnim të mësimdhënësve, veçmas në fushën e sigurimit të cilësisë  si një ndër shtyllat kryesore të Bolonjës“, tha ministri Buja.

Ministri Buja theksoi se me këtë program kanë përfituar Universiteti i Mitrovicës, i cili po shkon drejt integrimit të plotë me sistemin e AL në Kosovë ,  Universitetit i Prizrenit dhe institucionet private.

Më tej ministri  foli edhe për angazhimet e MAShT për hartimin e dokumenteve strategjike, që tashmë janë miratuar, ndërkaq theksoi edhe angazhimin e MAShT për ngritjen e kapaciteteve hulumtuese, ndërkombëtarizim të AL, dhe për gatishmërinë për bashkëpunim me programe të BE-së.

Të pranishmit i përshëndeti edhe shefi i KE-së në Kosovë, z.Christof  Stock, i cili ka  përgëzuar MAShT për angazhimin e përkushtuar që të përfitojë dhe menaxhoi në mënyrë cilësore sa më shumë nga projektet e TEMPUS-it dhe donacionet tjera të BE-së.

Ndërsa, Kimete Canaj, koordinatore e TEMPUS-it për Kosovë,  tha se “programi i TEMPUS-it, përmes të projekteve, kontribuon në transferimin e vlerave njohurive, rinisë inovacionit dhe barazisë, të cilat janë esenciale për zhvillimin e një shoqërie demokratike dhe moderne“.

Në vazhdim znj. Cana foli për sukseset e këtij programi ndër vite përmes të cilit janë arritur ndryshime në modernizimin dhe harmonizimin e Arsimit të Lartë me  atë të BE-së  në ngritjen e kapaciteteve njerëzore, mobilitetin e studentëve dhe personelin akademik, modernizim të laboratorëve dhe internacionalizimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë.

Të pranishmit u njoftuan se konkursi për programin e TEMPUS-it është hapur më 4 nëntor 2011 dhe do të mbyllet me 23 shkurt 2012 në ora 12.00, me ç’rast

 janë inkurajuar të gjitha Institucionet e AL në Kosovë të konkurrojnë me projekte që të përfitojnë sa më shumë nga TEMPUS-i.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)