09 Korrik 2020

MFT ndihmon me 10 mijë euro rindërtimin e shkollës së djegur të fshatit Dajac

Prishtinë, 29 maj - Pas marrjes së informatave për djegien e shkollës fillore në fshatin Dajac të Komunës së Rozhajës, në Republikën e Malit të Zi, Ministria e Financave dhe Transfereve është interesuar për rindërtimin e kësaj shkolle.

Nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, janë kontaktuar autoritetet lokale dhe komuniteti shqiptar në Malin e Zi.

Si rrjedhojë e nevojës së paraqitur, ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi me qëllim të ofrimit të ndihmës materiale për rindërtimin e kësaj shkolle të djegur, ka marrë vendim që të ofrojë mbështetje financiare me shumën  dhjetë mijë euro (10,000.00€).

Ky Vendim është bazuar në kompetencat e tij ligjore të Ministrit të Financave dhe Transfereve, duke u bazuar në Ligjin e Menaxhimit të Financave Publike dhe Përgjegjësitë (LMFPP) dhe Ligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020. rindërtimin e shkollës së djegur në fshatin Dajac, Rozhajë në Malin e Zi.

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Korrik 2020 - Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët votimi dhe shqyrtimi i disa Projektligjeve për ratifikimin e Marrëveshjeve ndërkombëtare. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit bën përurimin e stadiumit në Sërbicë të Poshtme, projekt i realizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ku do të jetë i pranishëm kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e DKRS-së, Emilija Redzepi. (Nisja do të bëhet nga Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 10:30)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët  votimi i Propozim rezolutës nga Raportimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe debati parlamentar lidhur me dialogun Kosovë - Serbi. (Salla e Kuvendit, ora 10:30)

- Në nderim të ushtarit amerikan Alexander Blake Klass, 20 vjeçar nga Willamina e Oregonit, që ka humbur jetën në një incident, që nuk kishte të bënte me veprim të armatosur, Shoqata "Miqtë e Amerikës" do ta ulin në gjysëm shtizë flamurin amerikan. (Sheshi “Bill Clinton” në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet Seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 11:00)

- OVL e UÇK-së mban protestë gjithëpopullore me moton “Në mbrojtje të Luftës Çlirimtare”. (Prishtinë dhe qytetet e tjera të Kosovës, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flet Albulena Haxhiu. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Rahovecit, në të cilën do të behët shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit për bartjen e mjeteve nga rezervat e buxhetit komunal, nga kategoria pozicionit të pagave në kategorinë e Investimeve Kapitale. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 14:00)

Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës.

- Mbahet një takim pune i organizuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit në të cilin do të diskutohet dokumenti - Plani Hapësinor i Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna. (Ndërtesa e re e Qeverisë ish-Rilindja, salla e konferencave, kati XVIII, ora 15:00)