20 Shtator 2020

MF mban punëtori për investime në sektorin e Arsimit të Lartë dhe atë të ujërave

Prishtinë, 30 janar - Ministria e Financave ka organizuar dy punëtori të ndryshme tri ditore për nevojat e investimeve në Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) si dhe në Arsimin e Lartë.

Me këtë rast, ministri i Financave Lulzim Rafuna, theksoi se qëllimi i këtyre punëtorive ishte që të mbahet një diskutim i hapur rreth nevojave infrastrukturore në të dy sektorët dhe të analizohen mundësitë për një studim të fizibilitetit, rrjedhimisht të vlerësimit në tërësi të arsimit të lartë dhe gjendjes në sektorin e ujërave që pastaj do të jetë bazë për financim, qoftë përmes donacioneve apo huamarrjes.

Në të dyja punëtoritë pjesëmarrës ishin përfaqësues nga Banka Evropiane për Investime (EIB), Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës (CEB), përfaqësuesit e të gjitha KRU-ve dhe Universiteteve Publike, përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Integrimit Evropian, Zyra e BE-së në Kosovë, shoqëria civile, GIZ, KfW, si dhe përfaqësues të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Këto dy punëtori janë të parat të këtij lloji që organizohen nga niveli qendror sa i përket natyrës së punëtorive dhe numrit të pjesëmarrësve.

 Në kuadër të këtyre punëtorive, pjesëmarrësit gjithashtu kanë vizituar edhe disa prej Universiteteve Publike dhe Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit të Mitrovicës, Ferizajt dhe Gjilanit, për të ndarë me të dyja Bankat informacione më të hollësishme rreth problemeve me të cilat ballafaqohen këta sektorë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Shtator 2020

- Forumi Ballkanik në emër të Platformës së Shoqërisë Civile për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut mban konferencë për shtyp në të cilën publikon raportin hulumtues, që është një vështrim mbi progresin e bërë nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor drejt zbatimit të zotimeve të tyre që nga Samiti i Ballkanit Perëndimor në Londër (2018) dhe Poznań (2019), të zhvilluara në kuadër të Procesit të Berlinit të nisur në vitin 2014. (Zyret e Forumit Ballkanik Rr. Tirana, C4/2 LAM B-N2 11-1, banesat e bardha të Prime Group, afër Euro Printy, ora 13:00)
 
- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 14:00)