29 Mars 2024

Mësimdhënësit janë të organizuar në kuadër të SBASHK-ut

Prishtinë, 3 shkurt - Me kërkesën e përfaqësuesve të Sindikatave  të të tri  niveleve arsimore është mbajtur sot  në Prishtinë takimi i jashtëzakonshëm i Këshillit të Përgjithshëm të SBASHK-ut me qëllim të sqarimeve dhe dhënin e opinionit  nga të gjitha komunat pas daljes publike në mjetet e informimit të ish kryetarit të Sindikatave ta Arsimit Fillor e të Mesëm të Prishtinës, Nezir Gashi e lidhur me, gjoja, themelimin e një sindikate të re  të arsimit.

Fillimisht në këtë takim kryetarët e Sindikatave të arsimit nga Peja, Gjakova, Deçani dhe komunat tjera që janë cekur se kinse i janë bashkëngjitur veprimeve të Gashit kanë sjellë argumente  të mjaftueshme duke cekur se në takimin e ftuar nga Gashi kanë marrë pjesë nga një individë nga këto komuna, që nuk përfaqësojnë askë dhe që nuk kanë konsultuar fare  as shkollat e tyre për këto veprime jo statutare.

Përfaqësuesit e këtyre komunave por edhe të gjithë komunave të tjera të Kosovës kanë cekur, edhe një herë se mësimdhënësit e Kosovës janë të organizuar në kuadër të SBASHK-ut dhe janë kundër tentativave të individëve të pakët të cilët për interesa të tyre mundohen të krijojnë huti e përçarje eventuale. 

Informata lidhur me gjendjen e krijuar në arsimin e Prishtinës ka dhënë Bafti Kurti , i cili me datën 2.02.2012 mbajti dhe udhëhoqi takimin e Kryesisë së Sindikatave të Arsimit të Prishtinës në cilësinë  e nënkryetarit legjitim të kësaj kryesie.

Ai ka kërkuar ndihmën  nga organet e SBASHK-ut dhe kolegët sindikalistë  për një organizim sa më të mirë të sindikatave të arsimit parauniversitar në Prishtinë duke deklaruar se nuk është kohë për përçaje, por se bashkë duhet punuar për jetësimin e interesave të arsimit.

Përfaqësuesit nga të gjitha komunat në Këshillin e Përgjithshëm  kanë marrë qëndrim që të vazhdojnë angazhimet për ruajtjen e unitetit dhe për veprimtari të shtuar sindikale me qëllim  të shtimit të arritjeve e në shërbim të arsimit .
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)