29 Mars 2024

MeD lanson portalin “Gjuha Ime” për fëmijët jashtë atdheut

Prishtinë, 1 shkurt - Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës, publikoi portalin “Gjuhaime.com”, i cili i dedikohet fëmijëve dhe të rinjve (nxënësve) të cilët jetojnë jashtë atdheut, por që mund të jetë i shfrytëzueshëm edhe për fëmijët që jetojnë në Kosovë.

Ministri i Ministrisë së Diasporës, Ibrahim Makolli tha se ky portal është pjesë e synimit të përhershëm për vetëdijesimin e vazhdueshëm të brezave të rinj për gjuhën dhe kulturën e origjinës, si përparësi dhe veçanti e identitetit të tyre personal e kolektiv kombëtar, në njërën anë, dhe si mbështetje e bazë e mirë për integrimin e tyre në shoqërinë ku jetojnë, në anën tjetër.

“Faqja “gjuhaime.com” besojmë se do të jetë një adresë e përditshme e fëmijëve tanë, jo vetëm për diasporë por edhe për ata jetojnë në atdhe. Ky projekt ka për qëllim mësimin bazik të gjuhës amtare dhe zhvillimin e njohurive të përgjithshme për fëmijët tanë, në veçanti për ata në diasporë”, tha Ministri Makolli.

Ai me këtë rast përsëriti se Ministria e Diasporës e ka obligim ligjor që politikat në të mirë të diasporës, e cila është një dhe e pandarë, t’i koordinojë me të gjitha insitucionet relevante shqiptare, qofshin ato të Republikës së Shqipërisë, Luginës së Preshevës, Maqedonisë, apo Malit të Zi.

Në këtë promovim të këtij projekti të Ministrisë së Diasporës, morën pjesë edhe përfaqësuesit më të lartë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të cilët i vlerësuan lartë MeD-it për institucionalizimin e mësimit plotësues të fëmijëve në diasporë.

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi, tha se, portali “gjuhaime.com” është një nismë e kërkuar prej kohësh nga diaspora e jonë dhe shembull konkret në bashkërendimin e politikave për diasporën tonë të përbashkët.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)