25 Prill 2024

Më 14 janar nis greva nëse nuk realizohen kërkesat e SBAShK-ut

Prishtinë, 28 dhjetor - Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, të Shkencës dhe të Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, ka bërë me dije se greva njëorëshe e së enjtes është alarmi i fundit për institucionet e Kosovës për realizimin e kërkesave të punëtorëve në sistemin arsimor.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor mund të fillojë me grevë të përgjithshme dhe me kohë të pacaktuar nëse nuk realizohen kërkesat e SBAShK-ut.

Jasharaj ka treguar se për SBAShK-un është i papranueshëm trajtimi që i është bërë arsimit në Projektligjin për pagat.

Sipas tij, mësimdhënësit janë duke kërkuar vendin meritor në këtë projektligj.

“SBAShK-u në vazhdimësi ka kundërshtuar Projektligjin për paga të cilin e ka konsideruar diskriminim për tërë sistemin arsimor. Jemi munduar që këtë çështje ta rregullojmë me dialog dhe për këtë kemi pasur takime me kryeministrin Haradinaj, me ministrin Bytyqi dhe ministrin Jagxhillar, por as ky dialog nuk i ka dhënë rezultatet e pritura."

"Prandaj të enjten në tërë sistemin arsimor, në çerdhe, në arsimin fillor e të mesëm, por edhe në njësitë akademike të universiteteve të Kosovës është mbajtur greva njëorëshe, së cilës i janë përgjigjur mbi 99 për qind e institucioneve arsimore."

"Nëse greva e së enjtes që ishte paralajmërimi i fundit nuk ndikon dhe nuk kuptohet drejt nga institucionet e Kosovës, pra nuk korrigjohet Projektligji për pagat, atëherë më 14 janar kur do të duhej të fillonte gjysmëvjetori i dytë, nuk do ta fillojmë me mësim, por me grevë të përgjithshme dhe në kohë të pacaktuar”, ka thënë Jasharaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)