28 Mars 2024

Mbylli punimet Universiteti Veror i UBT-së

Prishtinë, 31 korrik - Në një ceremoni solemne, organizuar në Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT),  të martën mbylli punimet dhe u zhvillua ceremonia e ndarjes së certifikatave të Universitetit Veror të UBT-së,  aktivitet i cili ka pasur karakter të lartë shkencor ndërkombëtar, nga fusha shkencës dhe teknologjisë më të avancuar.  

Universitetit Verorë i UBT-së, u organizua në bashkëpunim të ngushtë me Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në UBT, stafin akademik vendorë dhe ndërkombëtar dhe ekspertë, e njohës të mirë të fushës së teknologjisë, me qëllim që t’u ofrohet mbi 76 studentëve pjesëmarrës të Universitetit një program shumë prestigjioz.

“Pjesëmarrësit për tre javë radhazi dhe me një orar të ngjeshur, kanë ndjekur ligjërata të shumta dhe u informuan rreth zhvillimeve më të fundit nga fusha e shkencës dhe e teknologjisë më të avancuar, duke u nisur nga ato teorike, dhe praktike si dhe për shumë metodat tjera”, tha para të pranishmëve Presidenti i Universitetit UBT, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, gjatë ceremonisë solemne, ku përveç studentëve e profesorë të UBT-së, morën pjesë edhe përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Kosovës, personalitete nga jeta politike vendore dhe ndërkombëtare, etj.

Njëri ndër koordinatorët e këtij aktiviteti, Fisnik Prekazi, tha se studentët mësuan lëndë të reja, të cilat nuk studiohen në planprogramin akademik të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike,  dhe përveç njohurive të shumta ata përfituan edhe eksperiencë të punës praktike ngjashëm me punën provuese në kompanitë private në Kosovë.

Ai me tej shtoi se, për dallim nga aktivitete tjera të llojit të tillë që organizohen në vend dhe më gjerë,  është simulimi i kompanisë dhe implementimit i sistemeve të IT-së, duke punuar studentët në departamente të veçanta.

Temat të cilat u ligjëruan në këtë program si; hyrje në rrjetet kompjuterike, hyrje në operimi të sistemit, bazat e rrjetit dhe të sigurisë, hyrje në programim dhe aplikime mobile, hyrje në aplikime të uebit, sistemi i inxhinieri etj.

Ky aktivitete me karakter shkencor është financuar nga Universiteti UBT dhe punimet e këtij aktiviteti filluan ka mesi i muajit korrik dhe përfunduan sot, më 31 korrik 2012.

Përveç vizitave të ndryshme, të gjitha ligjëratat u mbajtën paralelisht në hapësirat e Universitetit UBT.

 Me një fjalë rasti ceremoninë e ka përshëndetur edhe Selman Haxhijaha, njëri ndër koordinatorë e këtij aktiviteti, duke cituar se ku aktivitete do të jete tradicional dhe duke ngritur kualitetin e saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)