19 Mars 2024

Mbahet takim informues për Provimin Shtetëror të Maturës

Prishtinë, 23 maj - Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës në koordinim me Ministrinë e Arsimit, Shkencën dhe Teknologjisë, organizuan takim informues me mësimdhënës lidhur me përgatitjet e organizimit të provimit Shtetëror të Maturës, si dhe për punët detyrat, dhe përgjegjësitë e administruesve dhe monitoruesve që do t’i kenë në këtë proces.

Provimi Shtetëror i Maturës këtë vit do të organizohet në disa faza dhe sipas regjioneve. Në regjionin e Prishtinës do të mbahet më 29 maj dhe 6 qershor 2018. Në këtë takim mësimdhënësit e Komunës së Prishtinës, u njoftuan se do të administrojnë dhe monitorojnë testin e maturës në Komunën e Podujevës, të Obiliqit, të Fushë Kosovës dhe në Komunën e  Drenasit.

Përfaqësuesit e Drejtorisë së Arsimit dhe të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, kërkuan nga mësimdhënësit e angazhuar në këtë proces që në datat e theksuara të jenë të moblizuar dhe punët dhe detyrat e përcaktuara t’i realizojnë me përgjegjësi, kompetencë dhe profesionalizëm të lartë, në mënyrë që e gjithë ecuria e testit të rrjedh sipas standardeve të kërkuara.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)