19 Korrik 2018

Mbahet manifestimi tradicional “Festa e Abetares”

Prishtinë, 17 maj - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) për herë të nëntë organizoi manifestimin mbarëkombëtar “Festa e Abetares”, i cili këtë vit u mbajt në Mitrovicë, në të cilin morën pjesë përfaqësues nga Kosova, Shqipëria dhe Presheva, të cilët u prezantuan me programe kulturo-artistike, të realizuara nga nxënësit e klasave të para.

Zëvendësministri i Arsimit, Heset Sahiti, me këtë rast ka uruar nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për arritjet dhe përmbylljen me sukses të punës një vjeçare të fatosave. Ai theksoi se, ky manifestim është një festë e madhe për të gjithë sepse një gjeneratë e tërë po e fillon udhëtimin e tyre shtigjeve të dijes.

“ Festa e Abetares është një festë jo vetëm e fëmijëve që sot e përmbyllin me sukses mësimin e shkronjave të gjuhës shqipe, jo vetëm për mësueset dhe mësuesit të cilët e kurorëzojnë sot punën e tyre një vjeçare me nxënësit e tyre. Është një festë për prindërit që i gëzohen përfitimit të shkathtësive jetike të fëmijëve të tyre, shkrim- leximit”, është shprehur zv/ministri Sahiti.

Zv/ministri Sahiti tha se, këta fëmijë të cilët sot dinë të shkruajnë dhe të lexojnë, janë brezi që do të zhvillojë dhe ndërtojë të ardhmen tonë të ndritur, ndërsa rikujtoi rilindësit dhe intelektualët të cilët hartuan Abetaret e para në gjuhën shqipe.

Zv/ministri Sahiti në fund ndau mirënjohje për shkollat pjesëmarrëse dhe për koordinatorët regjional.

Ndryshe, Festa e Abetares ka për qëllim, të zgjojë kureshtjen te fëmijët për angazhime në aktivitete të ndryshme kulturo- artistike, të zhvillojë shkathtësi për punë në grupe, të mësojë respektimin e rregullave në shfaqje publike dhe të ngrit vetëdijen për vlerën që ka Abetarja si tekst mësimor.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Korrik 2018  - Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema nesër do të vizitojë studentët të cilët do t’i nënshtrohen provimit pranues në Universitetin e Prishtinës. (Kampusi i UP-së, ora 9:00)

- Bëhet nënshkrimi i kontratave dhe shpërndarja e tyre për të rinjtë përfitues të shpalljes së fundit nga ana e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për Edukim Jo-Formal. (Kabineti i ministrit Kujtim Gashi. ora 10:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinise dhe Sportit, Kujtim Gashi, viziton Parkun Arkeologjik Ulpiana ku do të njoftohet me ecurinë e punimeve që po ndërmerren nga Instituti Arkeologjik. (Parkun Arkeologjik Ulpiana, ora 11:00)

- Kryetari Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi do të mbajë një konferencë për media në të cilën do të prezantohet raporti gjashtë mujor i Gjykatës Themelore të Gjilanit, së bashku me Degët e saja. (Objekti i Gjykatës Themelore të Gjilanit, ora 13:00)

- Kryetarit të sapozgjedhur të Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi takohet me Kryeminsitrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 13:00)

- Anulohet - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi viziton kompaninë “Albi Group”. (Albi Mall, Veternik, ora 13:00) 

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon aksionin për avancimet akademike në Universitetin e Prishtinës. (Para Rektoratit, ora 14:00)

- Ministri i Kulturës, Rinise dhe Sportit, Kujtim Gashi, viziton Federatën e Xhudos në Pejë ku në një ceremoni të organizuar do t’u ndajë ceqet xhudisteve Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Driton Kuka. (Federata e Xhudos në Pejë, ora 14:00)

- Kosova 2.0 organizon një bisedë tëshkurtër me temën “diaspora” për të njohur realitetet komplekse dhe shumë-shtresore të kosovarëve qëjetojnë jashtë shtetit. (Innovation Centre Kosovo, ora 18:00)