19 Prill 2024

Mbahet konferenca 'Bashkëpunimi Universitet - Industri në Inovacion'

Ferizajt, 12 nëntor - Sot, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) u mbajt Konferenca Ndërkombëtare “Bashkëpunimi Universitet – Industri në Inovacion”, e organizuar nga UShAF, në bashkëpunim me Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Salzburg, si dhe  mbështetur nga Projekti “Arsimi i Lartë, Kërkimi dhe Shkencat e Aplikuara (HERAS)”, i financuar nga Qeveria Austriake.

Kjo Konferencë e ndarë në dy sesione kishte për qëllim paraqitjen e boshllëqeve egzistuese, si dhe masave të nevojshme për forcimin e bashkëpunimit në mes të universiteteve dhe industrisë në Kosovë. Poashtu, kishte për qëllim identifikimin e mënyrave dhe hapave konkret për krijimin e një mjedisi të favorshëm për përfshirje më të gjerë të kompanive në akademi, si dhe zhvillimin e strategjive për rritjen e punësimit të studentëve në kompani, po edhe rolin e Universitetit në zhvillimin e inovacionit në biznese.

Temë e sesionit të parë ishte: Bashkëpunimi Universitet-Industri, si dhe roli i Universitetit për punëdhënësit dhe punëmarrësit e së ardhmes, ku si panelistë ishin: Prof. Dr. Agron Bajraktari, Rektor i UShAF, Prof. Dr. Marjan Dema, Rektor i Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Alexander Petutschnigg, nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Salzburg, Prof. Dr. Myzafer Shala, Ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, znj. Efka Heder, Udhëheqëse e projektit ALLED 2, si dhe Arlind Islami nga Alumni (studentët e diplomuar).

Ndërsa, në sesionin e dytë tema ishte: Universiteti si platformë për zhvillimin e inovacionit, ku panelistë ishin: z. Michael Ebner nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Salzburg, Prof. Dr. Bujar Pira nga UShAF, z. Sadri Gashi nga Cadi Cleaning, z. Flamur Salihu nga Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Ferizaj, z. Arianit Kastrati nga Oxa Group dhe Xhyljeta Xhymshiti nga Parlamenti Studentor i UShAF.

Prof. Dr. Agron Bajraktari në fjalën hyrëse të tij përshëndeti të gjithë të pranishmit. “Gjatë rrugëtimit tonë drejt zhvillimit të Universitetit, ndihmën më të madhe patëm nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Salzburg nga të cilët morëm përvojat më të mira. Ky bashkëpunim nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e Qeverisë Austriake, e cila kontribuoi që në hapat e parë të themelimit të Universitetit tonë”, tha Rektori.

Rektori Bajraktari ndër të tjera, përmendi edhe bashkëpunimin dhe përkrahjen e madhe nga bizneset kosovare, bashëpunim ky i cili sipas tij ndikoi shumë që universiteti të bëjë më të mirën për rininë që dëshiron të studioj në këtë Universitet dhe me ndihmën e të cilëve do të ndikojmë pozitivisht në zhvillimin ekonomik të vendit. Poashtu, ai theksoi mundësitë që u ofrohen studentëve dhe stafit akademik e administrativ përmes mobiliteteve në kuadër të projekteve të programit Erasmus+.

Ndërsa, Alexander Petutschnigg nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Salzburg, pëveç tjerash tha se ka vite që bashkëpunon me UShAF dhe duke qenë partner qe një kohë të gjatë, vërehen dukshëm arritjet e këtij Universiteti. Poashtu, ai tha se industritë nuk janë në kërkim të zgjidhjeve shkencore por janë në kërkim të zgjidhjeve praktike, gjë që shpjegon faktin që UShAF luan një rol të rëndësishëm për tregun e punës.

Pas përfundimit të Konferencës, të pranishmit vizituan kompaninë ANB Baliu, me të cilën UShAF ka Marrëveshje Bashkëpunimi për punë praktike të studentëve.

Në Konferencë morën pjesë: Rektorë të Universiteteve Publike të Kosovës, përfaqësues të komunave të rajonit të Ferizajt, përfaqësues nga organizata joqeveritare, përfaqësues t’projekteve të ndryshme me të cilat bashkëpunon UShAF, përfaqësues të bizneseve, përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, stafi akademik dhe administrativ, si dhe studentë të UShAF.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)