19 Mars 2024

MASHTI bën thirrje të vazhdohet ndjekja dhe zbatimi i mësimit në distancë

Prishtinë, 27 mars - Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton nxënësit, prindërit dhe punonjësit e arsimit në Republikën e Kosovës, se për shkak të situatës emergjente të shkaktuar nga pandemia COVID – 19, Qeveria e Kosovës, me datë 26.03.2020 ka marrë vendim për vazhdimin e ndërprerjes së procesit mësimor-edukativ deri në një vendim tjetër.

Ndërprerja e procesit edukativo-mësimor vlen për të gjitha nivelet, nga institucionet parashkollore e deri te institucionet e arsimit të lartë në sektorin publik dhe atë privat.

MAShTI u bën thirrje nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve, që të vazhdojnë ndjekjen dhe zbatimin e mësimit në distancë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)