19 Prill 2024

MASHT shprehë indinjatë të thellë për vrasjen e Remzi Salihut

Prishtinë, 3 tetor - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), shprehë indinjatë të thellë për vrasjen e Remzi Salihut, drejtor i Drejtorisë Komunale për Arsim në Komunën e Prishtinës.

Lajmi për vrasjen e punëtorit të devotshëm të arsimit, Remzi Salihu, ka tronditur tej mase opinionin e gjerë, e në veçanti Ministrinë e Arsimit dhe të gjithë punonjësit arsimorë të vendit.

MASHT dënon ashpër këtë akt kriminal në vendin e punës, ku i ndjeri po kryente detyrat me përgjegjësi të lartë profesionale, angazhim, devotshmëri, përkushtim dhe ndershmëri.

Vrasja e drejtorit të Arsimit të Prishtinës është sulm ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës.

MASHT kërkon nga organet e rendit dhe të drejtësisë, që të marrin masat e nevojshme për zbardhjen e rastit dhe dorasi të marrë dënimin e merituar.

Me këtë rast, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ngushëllon Familjen Salihu, Kryetarin e Komunës, z.Isa Mustafa, drejtorët komunalë të Arsimit, drejtorët e shkollave, mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit, si dhe të gjithë qytetarët e Kosovë!

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)