28 Mars 2024

MAShT organizoi konferencën për programin e shtatë kornizë

Prishtinë, 19 dhjetor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja ka marrë pjesë në “Konferencën Informative për Programin e Shtatë Kornizë (FP7), të Komisionit Europian për Kërkim Shkencor dhe Zhvillim të Teknologjisë, e cila kishte për qëllim që të njohë komunitetin e kërkimit shkencor në Kosovë me këtë program, si dhe prezantimin e disa praktikave dhe sfidave të pjesëmarrjes së deritanishme me projekte të ndryshme kërkimore.

Ministri Buja, me këtë rast vlerësoi se, për të realizuar shkencë në Kosovë është shumë e nevojshme që të kemi informacion të saktë dhe burim të të mirave.

Ministri Buja, përmendi edhe shifrën 7 miliardë euro, të cilat i ka paraparë t’i ndajë Komisioni Evropian për vitin 2012, të cilat mjete iu dedikohen kërkimeve shkencore dhe zhvillimit të teknologjisë, e ku kanë qasje të gjitha vendet e botës.

Duke qenë se Republika e Kosovës, në cilësinë e partneres, ka fituar më së paku tri projekte nga ky program, në bashkëpunim me partnerët rajonal dhe ndërkombëtarë,  ministri Buja ftoi kërkuesit shkencor që të paraqesin programet e tyre, në mënyrë që të mund të sfidojnë veten në fushën e shkencës.

“Unë ftoj komitetin shkencor që të bëjë më shumë punë, më shumë angazhim dhe të ketë më shumë qasje në vlerën shkencore, sepse në fakt kriteret e FP7 janë të ashpra dhe insistimi ynë është që të mos mund të realizojmë vetëm duke pasur dëshirë, por që programet të jenë konkurruese me të gjithë nivelin shkencor të Evropës dhe më gjerë, sepse kjo na bënë që të sfidohemi”, u shpreh ministri Buja.

Ministri, po ashtu potencoi se, MAShT- i ka ofruar pikë kontakti, në mënyrë që institucionet shkencore të kenë informata të mjaftueshme rreth pikave të tyre të interesit, si dhe t’i ndihmojë ato që të kenë qasje më të lehtë për të konkurruar me projekte të tilla.

Sophie Beaumont, nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian, theksoi se është e kënaqur me faktin që institucionet e Kosovës janë të angazhuara në FP7, ndërkaq shtroi nevojën e avancimit dhe angazhimit të mëtejmë në këtë drejtim.

Beaumont, tha se është e impresionuar shumë me programin që ka zhvilluar Ministria e Arsimit, në Bashkëpunim me Zyrën Ndërlidhëse të KE-së, në mënyrë që të ndihmojë rreth asaj se si të ofrohet mështetje për komunitetin shkencor në Kosovë.

Në këtë konferencë folën edhe rektorët Mujë Rugova e Mazllum Baraliu, të cilët theksuan rëndësinë e këtij programi për shkencën dhe teknologjinë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)