28 Mars 2024

MAShT ndanë 20 bursa për studimet e doktoraturës

Prishtinë, 19 tetor - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, respektivisht Departamenti i Shkencës dhe Teknologjisë dhe Këshilli Shkencor i MAShT, kanë vendosur që të ndajnë 20 bursa për studime të doktoratës për kandidatët të cilët i vijojnë këto studime në 500 universitetet më të mira në botë.

Tashmë, MAShT ka shpallë konkursin, ku janë ftuar studentët kosovar që
të konkurrojnë për përfitimin e një granti të doktoraturës  në vlerë
vjetore prej 5000 eurosh. Konkursi është publik dhe vlen për studentët
shtetas të Republikës së Kosovës duke marrë parasysh promovimin e
barazisë gjinore, etnike, fetare dhe racore.

Do të përkrahen studentët që nuk marrim bursë apo ndihmë financiare
nga institucionet vendore apo ndërkombëtare. Merren parasysh studentët
që kanë përfituar ndonjë bursë apo lloji tjetër të financimit që mund
të jetë i pjesshëm (që nuk i plotëson nevojat financiare për studime
njëvjeçare sipas standardeve të vendeve ku është selia e
universitetit). Ndërsa në këtë konkurs nuk do të përkrahen studentët
me bursa të plota.

Sa i përket rangimit të universiteteve, për të ndihmuar të gjithë ata
që duan të aplikojnë për përfitimin e kësaj burse, MAShT bën të ditur
se do të merret parasysh rangimi i universiteteve nga Times Higher
Education apo ndonjë rangim tjetër zyrtar i njohur ndërkombëtarisht.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)