28 Mars 2024

MASHT: LDK po spekulon

Prishtinë, 14 shtator - Divizioni për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim (DVSM) në kuadër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) reagon ndaj spekulimeve të Lidhjes Demokratike të Kosovës për gjoja falsifikimin e Testit të Maturës.

Të dhënat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës lidhur me rezultatet e provimit të Maturës shtetërore, ku thuhet se të dhënat e Testit të Maturës janë të dyfishura në 61 për qind, sipas MASHT-it nuk qëndrojnë.

\"Kujtojmë LDK dhe “Grupin  e Eskpertëve” të saj se që nga afati i qershorit deri në afatin e gushtit janë dy muaj kohë për përgatitje\", thuhet në reagimin e Ministrisë.

\"Gjithashtu, LDK thotë se janë manipuluar standardet e testit, por ne pyesim se si “ekspertët” e LDK kanë pasur mundësi të krahasojnë testin e qershorit me atë të gushtit, derisa testi ende nuk është bërë publik, andaj kjo për DVSM është me prapavijë politike\". 

Përpiluesit e teksteve sipas MASHT janë ekspertë, të cilët e kryjnë punën e tyre të pavarur, mbi bazë të kritereve të caktura me standarde.

Të gjithë anëtarët e Divizionit për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim kryjnë punën e tyre profesionale, që nga vitit 2003, andaj nuk është e drejtë që të politizohen çështjet profesionale me ato politike, sepse në kohën kur është themeluar ky Divizion, MASHT është udhëhequr nga vetë Lidhja Demokratike e Kosovës.

Divizioni për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim në bashkëpunim me Komisionin Qendror Shtetëror të Maturës  do të dalë me rezultate konkrete, pas përfundimit të tërë procesit të Maturës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)