29 Mars 2024

MASHT kërkon mbështetjen për administrim të testit të maturës

Prishtinë, 15 maj - Zëvendësministri i Arsimit Nehat Mustafa , zhvilloi një takim me prorektorin e Universitetit “Hasan Prishtina” Agron Bajraktari, rektorin e Universitetit “Ukshin Hoti” të Prizrenit, Mazllum Baraliu dhe rektorin e Universitetit “Haxhi Zeka“ të Pejës, Armand Krasniqi.

Në këtë takim u diskutua për përgatitjet rreth organizimit të Testit të Maturës 2013 . me këtë rast z Mustafa  kërkoi nga përfaqësuesit e institucioneve të larta publike mbështetjen e MASHT për administrim të suksesshëm të këtij provimi sfidues.

“Meqenëse  shumica e fakulteteve i pranojnë (regjistrojnë) studentët pa provim pranues,  ndërsa një pjesë e tyre  bazohen në pikët  e fituara në Maturën Shtetërore, në këtë kuptim, MASHT e konsideron  të domosdoshme  angazhimin maksimal të profesorëve  dhe pedagogëve të Universiteteve Publike me qëllim të administrimit të Testit të Maturës 2013 ”  ka thënë Mustafa.

Përfaqësuesit e universiteteve  të përmendura u dakorduan për një gjë të tillë  njëzëri dhe u  shprehën  se do të vënë në dispozicion tërë kapacitetet që kanë me qëllim qe nga ky test të kemi rezultate sa më reale.

Siç dihet  “Testi i Maturës 2013”  do të mbahet me datë 1 dhe 15 qershor 2013 ndërsa MASHT është në përfundim të të gjitha përgatitjeve për të menaxhuar me sukses këtë proces.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)