18 Prill 2024

MAShT ka shënuar progres në arsimimin e komuniteteve

Prishtinë, 13 maj - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), së bashku me Fondin për Arsimimin e Romëve dhe me mbështetjen e Ambasadës së Zvicrës në Kosovë, ka organizuar sot një tryezë të rrumbullakët të palëve të interesit me temën: “Arsimimi i romëve, ashkalive dhe egjiptasve në Kosovë - Pasqyrimi dhe koordinimi”.

Qëllimi kryesor i kësaj tryeze ishte rritja e bashkëpunimit mes institucioneve të ndryshme qeveritare dhe organizatave të shoqërisë civile për favorizimin e mundësive të barabarta në sistemin arsimor të Kosovës për të gjithë, përfshirë edhe romët, ashkalitë dhe egjiptasit.

Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, me këtë rast, tha se Ministria e Arsimit, repspektivisht Qeveria e Kosovës konsideron që 4-5 vitet e fundit është bërë progres i  jashtëzakonshëm në arsimimin e komuniteteve në Kosovë.

“Republika e Kosovës është një shtet unik në Evropë, për arsye se është i vetmi shtet, i cili ofron arsimim të rregullt nga niveli parashkollor deri te nivelet e larta në 4 gjuhë, e cila nuk është praktikë në asnjë vend tjetër të Evropës”.

Zv/ministri Mustafa theksoi faktin se është filluar edhe me mësimin plotësues në gjuhën rome, e cila është pilotuar në komunën e Prizrenit dhe MAShT synon ta shtrijë në të gjitha komunat tjera, aty ku do të ketë nxënës të interesuar që ta ndjekin këtë mësim.

“MAShT që nga viti 2009 është në hap të mirë për avancimin e arsimimit të komuniteteve që jetojnë në Kosovë, pra edhe të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas”, tha zv/ministri Mustafa.

Duke i përmendur sukseset e arritura në këtë drejtim nga ana e MAShT, z. Mustafa përmendi Strategjinë për Integrimin e Komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptas – 2009-2015 si dhe planin për implementimin e kësaj strategjie. Ai përmendi edhe Planin Strategjik për Arsimin në Kosovë 2011-2016, i cili siguron gjithpërfshirjen dhe çasje të barabartë për të gjithë nxënësit pa dallim etnie.

“Në Kosovë asnjë shkollë nuk është e ndarë në pikëpamje etnike”, tha zv/ministri Mustafa, i cili përmendi edhe shumë lehtësime në arsimimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas në Kosovë, të cilat nuk vlejnë edhe për komunitetin shumicë, pra për nxënësit dhe studentët shqiptar.

Ndërsa, ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang përgëzoi Ministrinë e Arsimit për punën e bërë deri më tani për komponentën që ka të bëj me arsimin e këtyre komuniteteve në Strategjinë për integrimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjyptas. Ajo theksoi se Qeveria e Zvicrës i mbështetë të gjitha përpjekjet e Ministrisë për integrimin dhe arsimimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)